Kriza te Tirana, dështon pajtimi i donatorëveNë mbledhjen e djeshme të kryesisë së 23-herë kampionëve ishte i pranishëm vetëm Refik Halili, ndërsa mungonin Agron Papuli, Avni Nuri e Shefikat Ngjela

Katër donatorët e Tiranës ndodhen në krizë marrëdhëniesh. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së 23-herë kampionëve ishte i pranishëm vetëm Refik Halili, ndërsa mungonin Agron Papuli, Avni Nuri e Shefikat Ngjela. Halili tha për mediat se kjo që po ngjet te Tirana nuk është shenjë e mirë. “Jam i zhgënjyer nga sjellja e kolegëve të mi. Ajo që dua unë është që të bashkohemi, pasi bashkimi bën fuqinë”. Halili pranoi se zgjidhja e vetme është thirrja e Asamblesë së klubit.
Tirana është zhytur në një krizë donatorësh. Familja Nuri, që përfaqësohet nga Avni Nuri në katërshen e donatorëve rezulton të jetë e tërhequr nga sponsorizimi i mëtejsëhm i 23-herë kampioneve. Shkak është bërë zgjedhja e Refik Halilit si presidenti i parë në skemën me rotacion.
SI U ZGJODH HALILI
Refik Halili u përcaktua pas një shorti te hedhur, ku donatorit, i cili njihet edhe si një pasionant i këngës së popullore tiranase, i ra letra me “vrimë”.
Halili morri mbështetjen e Agron Papulit dhe Shefikat Ngjelës, por nuk gëzon atë të Avni Nurit. Fillimisht është propozuar Shefikat Ngjela (si e vetmja femër), por ajo nuk pranoi derisa u arrit në variantin e fundit, që Halili të zgjidhej presidenti i parë. Në mbledhjen e zhvilluar mungoi familja Nuri.
Radha e rotacionit në presidencën bardheblu ka si të parë Refik Halilin (1 qershor 2008-31 maj 2009) e me radhë: Agron Papuli (1 qershor 2009-31 maj 20010), Shefikat Ngjela (1 qershor 2010-31 maj 2011) dhe në fund, Avni Nuri (1 qershor 2011-31 maj 2012).
SI KA EVOULUAR SITUATA
Presidenti me rotacion Refik Halili eshte treguar mjaft i ashper, madje edhe ka kaluar ne kercenim, duke u kerkuar donatoreve te tjere, ose te respektojne kontraten ose te deklarojne se nuk jane me pjese e Tiranes, duke synuar hapjen e rruges per njerez te tjere qe jane te interesuar te financojne per klubin me me shume trofe ne vend.
Nje nga mbeshtetesit e vjeter te Tiranes, Lutfi Nuri, ne emer te familjes Nuri dhe te vellait te tij, Avni Nuri (ky njihet zyrtarisht si donator) ne nje interviste te gjate per “Panorama Sport”, doli hapur kunder Refik Halilit. “Nuri eshte terhequr prej kohesh nga skuadra. Ka vendosur te financoje ekipin kur t’i vije radha e tij si president. Ne radhet tona ka pasur kontradikta. Une kam derdhur para per Tiranen qe nga viti 1991 dhe jo nga viti 2004. Halili eshte i vetzgjedhur”.
Kryedonatori Refik Halili ka folur më parë per ekzistencen e “nje kali Troje” brenda klubit, teksa hodhi edhe idene e largimit te atyre qe vendosin “shkopinj ne rrota”. “Nuk e vendos Ridi se kush duhet te hape krahun, kur dhe si, - eshte shprehur Agron Papuli kohë më parë per te perditshmen sportive “Sporti Shqiptar”. “Nuk eshte e vertete qe nuk kam financuar. Kam dhene nje fond ne fillim te sezonit e me pas jam ndiere i aneksuar dhe teresisht jashte operacioneve te merkatos”-
E Marte, 20 Janar 2009