E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri merr përkohësisht kreun

Skuadra e Mançester Junaited ka marrë përkohësisht kreun në Premier Ligën angleze. Fitorja 1-0 ndaj Boltonit në javën e 22-të e ka ngjitur Mançesterin në krye me 47 pikë. Skuadra kampione duhet të presë edhe ndeshjen që do të luajë sonte Liverpuli kundër Evertonit në derbin e qytetit për të shpresuar në mbajtjen e kreut. Nëse Liverpuli do të fitojë në këtë takim do të mbetet përsëri në krye edhe pas javës së 22-të. Duhet theksuar se skuadra e Mançesterit ka një ndeshje mangët për arsye të impenjimit në botërorin e klubeve të zhvilluar në Japoni.

Çelsi arriti të marrë një fitore të ngushtë 2-1 përballë Stok Sitit këtë javë. Kjo skuadër ndodhet momentalisht në vendin e tretë me 45 pikë. Me fitore e mbyllën javën e 22-të edhe skuadrat e Aston Vilës dhe Arsenalit. Të parët fituan në transfertën e Sanderlendit 2-1, ndërsa Arsenali fitoi në atë të Hull Sitit 3-1. Aston Vila mban vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Arsenali të pestin me 41 pikë.

Liverpuli do ta luajë ndeshjen e kësaj jave me Evertonin sonte në mbrëmje në orën 21:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›