E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia zyrtarizon blerjen e PlanticSipas “Panorama Sport”, pranë skuadrës shkodrane pritet të mbërrijë edhe një sulmues ganez, 22-vjeçari Emanuel Ampofo.

Vllaznia zyrtarizoi blerjen e kroatit Mirko Plantic (ish-Varteks, ish U-21 i Kroacisë). Kroati 24-vjeçar është blerja e katërt dimërore e Vllaznisë, pas Klodian Seminës, Elvin Beqirit dhe Xhevair Sukajt. Plantic ndodhet nën urdhrat e Agim Canajt në përgatitoren e Malit të Zi.

Plantic, i cili së fundi ka luajtur në Sllovaki,  do të jetë kroati i dytë për këtë sezon pas Marko Bashic (16 ndeshje, 1 gol) dhe i huaji i katërt te shkodranët, duke shtuar edhe dy ganezët James Boadu (17 ndeshje, 3 gola) dhe Adamu Mohammed (2 ndeshje).

Sipas “Panorama Sport”, pranë skuadrës shkodrane pritet të mbërrijë edhe një sulmues ganez, 22-vjeçari Emanuel Ampofo.

E Marte, 20 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›