E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngushtohet diferenca në renditjen e Serisë A

Humbja e skuadrës së Interit në javën e 19-të ka ngushtuar ndjeshëm renditjen në kreun e Serisë A. Skuadra e drejtuar nga Hoze Murinjo nuk arriti të tregonte asgjë në ndeshjen e humbur 1-3 përballë Atalantës. Atalanta arriti të shënonte tre gola që në pjesën e parë të takimit duke ia vështirësuar shumë punët Interit kampion në fuqi.

Kjo javë nuk rezultoi pozitive as për skuadrën e Juventusit, e cila nuk arrit të shkonte më shumë se barazimi 1-1 me Lacion në stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit. Juventinët, megjithë disavantazhin, arritën të reagonin duke i sjellë shifrat në barazim. Diferenca mes Interit kryesues dhe Juventusit ngushtohet vetëm me një pikë, duke shkuar nga katër në tre.

Më i fituar nga java e 19-të është ekipi i Milanit, i cili fitoi minimalisht me rezultatin 1-0 përballë Fiorentinës. Milanezët arritën të shënonin golin që në pjesën e parë me brazilianin Pato. Milani ndodhet 6 pikë larg Interit, dhe 3 pikë larg Juventusit.

Rezultatet e plota të javës së 19-të në Serinë A do t’i gjeni në logon e këtij kampionati në homepage. Bashkangjitur do të gjeni renditjen dhe ndeshjet e javës së ardhsshme.

/Gert Sallaku/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›