E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, ulen eksportet deficiti tregtar arrin në 29 milionë lekë

 

Vazhdon rënia e eksporteve të mallrave shqiptare drejt tregjeve të huaja. Shkak për këtë është kriza ndërkombëtare financiare, që ka përfshirë shumë vende fqinje, me të cilat kompanitë shqiptare eksportonin mallrat e tyre. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave deri në fund të muajit maj deficiti tregtar ka arritur në 29 milionë lekë, çka tregon hendekun e madh mes eksporteve dhe importeve të mallrave. Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, deri në fund të muajit maj janë eksportuar 8,238 milionë lekë mallra, me rritje 5.7 për qind në krahasim me muajin prill. Por në krahasim me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar, eksportet kanë rënë me 19 për qind. Deri në fund të muajit maj janë importuar 37,662 milionë lekë mallra me rritje 11.5 për qind në krahasim me muajin prill 2009 dhe rritje 2.8 për qind në krahasim me muajin maj 2008.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 29,424 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 13.2 për qind, krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 11.2 për qind, krahasuar me muajin respektiv të vitit 2008. Sipas INSTAT, importi i mallrave me akcizë deri në fund të muajit maj arriti vlerën 3,191 milionë lekëve, duke zënë 8.5 për qind të totalit të importit. Krahasuar me prill 2009, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 18.3 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës (49.9 për qind).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›