Kukës, persona të armatosur sulmuan një familje kosovare
Autorët synonin rrëmbimin e djalit 8-vjeçar, plagosin nënën 28-vjeçare që mbrojti të birin. Një i mitur është autor sulmit me armë ndaj familjes kosovare në Kukës
Tiranë - Një 15-vjeçar rezulton të jetë një prej autorëve të dyshuar kryesor i sulmit të familjes kosovare që ndodhi mëngjesin e djeshëm në vendin e quajtur “Ura e Uzinës” në Kukës. Dyshohet se i mituri me iniciale K. S., në bashkëpunim me një person tjetër ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Volksvagen, me targë 888 KS 320, në të cilin udhëtonte një familje kosovare.
Hetimi
Në ngjarjen e rëndë mbeti e plagosur në këmbën e djathtë shtetasja M. B., 28 vjeçe, me shtetësi Kosovare, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Kukësit dhe, sipas informacionit të marrë nga bluzat e bardha gruaja ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Polici fillimisht shoqëroi në polici 15 persona, ndërsa pak pas mesditës së djeshme bëri të mundur identifikimin e njërit prej autorëve, i 15-vjeçarit K. S., ndaj të cilit u mor masa e ndalimit. Po zhvillohen hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Policia ka marrë në pyetje 28-vjeçaren që u qëllua me armë nga një prej autorëve në momentin që po mbronte fëmijën, të cilin ata donin ta rrëmbenin. Gruaja ka dëshmuar se agresorët nuk kishin kërkuar as para dhe as sende me vlerë prej tyre, por insistonin të merrnin me vete djalin e saj vetëm 8 vjeç.
Ngjarja
Burime policore thanë se një familje nga Kosova u sulmua nga dy persona të armatosur në rrethin e Kukësit. Dyshohet se autorët të armatosur, por të pa maskuar, kanë pasur si qëllim rrëmbimin e djalit 8-vjeçar të familjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:15 të mëngjesit të djeshëm në afërsi të “Urës së Uzinës” në Kukës, kur një 28-vjeçare bashkë me vëllain e saj, kunatin dhe dy fëmijët e mitur po udhëtonte në drejtim të Durrësit. Pikërisht në këtë vend mjeti me të cilin po udhëtonin kosovarët ka ndaluar për shkak të disa gurëve që ndodheshin në rrugë. Në momentin që ata kanë dalë nga mjeti për të zhbllokuar rrugën u janë afruar dy persona të armatosur. Ata i kanë kërkuar kosovarëve djalin 8-vjeçar, gjë e cila është kundërshtuar prej tyre. Këtë fakt e pohoi 28-vjeçarja nga spitali i Kukësit ku aktualisht po kurohet pasi u qëllua me armë nga një prej autorëve në momentin që sipas saj po mbronte fëmijën.
Pakujdesia e fëmijëve, shkrumbohet nga zjarri banesa
Gjirokastër – Flakët e zjarrit shkrumbojnë një banesë në qytetin e gurtë. Ngjarja ndodhi në lagjen Dunavat i Parë, kur gjuhët e zjarrit përfshinë banesën. Menjëherë është lajmëruar zjarrfikësja dhe në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër të cilat pas hetimeve bënë të ditur se në lagjen Dunavat i Parë të qytetit Gjirokastër ngjitur me banesën e shtetasit Xhimo Gjoni, kishte rënë zjarr. Kjo ndërtesë ishte pjesërisht e rrënuar dhe brenda kishte materiale drusore të familjes Gjoni, dhe ishte ngjitur me banesën e shtetasit Xhimo Gjoni, pasi dhe kjo pjesë ishte në pronësi të këtij shtetasi. Xhimo Gjoni prej vitesh jeton në Tiranë, dhe në banesën e tij nuk banonte njeri. Me ndërhyrjen e zjarrfikëses dhe të forcave të policisë u bë e mundur izolimi i flakëve pasi rrezikohej të digjej dhe banesa ngjitur me të. Pas gjysmë ore flakët janë vënë nën kontroll dhe zjarri u shua plotësisht, duke shpëtuar nga flakët banesën e shtetasit Xhimo Gjoni. Grupi hetimor konstatoi se shkaku i zjarrit bazuar dhe në dëshmitë e marra në vendngjarje por dhe nga ekspertët e zjarrfikëses, është nga pakujdesia, pasi aty luanin disa fëmijë të lagjes. Në këtë banesë dhe në banesën ngjitur nuk kishte energji elektrike prej kohësh pasi nuk banonte njeri.
Qëlluan me armë e shkop bejsbolli një person, arrestohen dy të rinjtë
Pogradec – Policia e Pogradecit ka arrestuar dje dy persona të shpallur në kërkim për “plagosje të rëndë me dashje”. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm policia e qytetit të Pogradecit arrestoi 35-vjeçarin Artur Musollari, dhe 23-vjeçarin Meardi Berberi. Burime zyrtare nga policia thanë për gazetën se ndalimi i tyre u bë pasi dy ditë më parë i kanë dalë përpara tek banesa e tij, Luan Tollozhinas, dhe në bashkëpunim dhe me shokun e tyre Bledi Buzo, e kanë goditur me, shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar dëmtime të rënda për shëndetin. Ndërkohë, mes tyre ka pasur të shtëna me armë zjarri, dhe për pasojë është plagosur Bledi Buzo, për të cilën është arrestuar Luan Tollozhina. Për këtë ngjarje Artut Musollari ka qenë i shpallur në kërkim policor dhe ndalimi i tij dhe i Meardi Berberit është kryer dje për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
8 Korrik 2009