Kriza,Barroso: Athina do të vendose rregull në financa
PEKIN- Presidenti i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso u shpreh optimist se “Greqia do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vendosur rregull në financat e saj".
Barroso i cili sot ndodhet në Pekin për të inauguruar Ekpsozitën Botërore tha se Athina ka bërë përparim të madh drejt vendosjes së një sërë masash që kanë të bëjnë me riekuilibrimin dhe rregullimin e financave.
Presidenti i KE-së shtoi se kriza greke nuk ka bërë që Kina të humbë besimin në BE dhe në Euro.
Rasti i Greqisë- vazhdoi Barroso- tregon se si sot të gjithë jemi të ndërvarur dhe është e nevojshme për të kapërcyer cekuilibrin në rritje”
Presidenti i KE-së nuk ka dashur të bëjë parashikimi mbi mundësinë e problemeve në të ardhshem për Portugalinë, Spanjën dhe Italinë duke u u shprehur se “Spekullimet ia lë spekullatorëve”
Barroso shtoi se kriza greke dëshmon urgjencën e një forcimi të koordinimit mes politikave ekonomike” të anëtarëve të Unionit.
Në lidhje me këtë cështje së shpejti do të prezantojmë një propozim” tha Barroso duke shtuar se temë diskutimesh në Pekin ishin dhe problemet e valutës
“Jam përpjekur të sqaroj se ne nuk bëjmë presion (për rivlerësimin e jenit kinez) se dhe neve na pëlqen të kemi presion. Por sot tregtia, financat, monedha dhe investimet janë të lidhura dhe duhet të diskutojmë për gjithcka në një shpirt bashkëpunimi. Mendoj- ka mbyllur ai deklaratën e tij- se mesazhi ka qenë i qartë.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)