EULEX-i nuk lajmëroi vendorët për aksionin
PRISHTINE- Autoritetet kosovare nuk ishin paralajmëruar për aksionin e EULEX të ndërmarrë ditën e mërkurë në pronat private dhe godinën e një ministri të qeverisë së Kosovës.
Një zëdhënëse e misionit, Karin Limdal, i tha BBC-së se veprimet ishin bërë për të ruajtur fshehtësinë e aksionit policor.
Zonja Limdal thotë se EULEX ka ushtruar fuqinë e tij ekzekutive me aksionin e policisë.
Të mërkurën policia e EULEX-it kreu bastisje në të paktën gjashtë vende në Kosovë, kryesisht në Ministrinë e Transporteve dhe pronat private të ministrit Fatmir Limaj.
Ajo la të kuptohet se hetimet ndaj Ministrisë së Transporteve kanë filluar më herët dhe tha se materialet e mbledhura gjatë aksionit do të analizohen me kujdes nga Policia dhe Zyra e Prokurorit Publik.
(s.g/bbc/BalkanWeb)
Gjatë intervistës së saj në BBC, Limdal këmbënguli se EULEX-i nuk po merr udhëheqjen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe u bëri thirrje institucioneve vendore të rendit dhe ligjit që të vihen në krye të kësaj "lufte".