E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, PE mblidhet për krizën e efektin domino

BRUKSEL- Komisioni i veçantë i Parlamentit Evropian për krizën financiare dhe ekonomike, u mblodh mbrëmë në Bruksel për të disktuar mbi falimentimet e mundshme të shteteve dhe arsyet e krizës.

Kristiandemokrati luksemburgas Frank Engel paralajmëron ndaj një efekti domino dhe nëse kriza prek Spanjën, Evropa nuk ka mjetet e mjaftueshme financiare për të shpëtuar.

"Nuk është rregullimi më i mirë ai që pengon atë çka po ndodh aktualisht me Greqinë dhe që mund të ndodhë nesër me Portugalinë e pasnesër me Spanjën. Dhe nëse ndodh një gjë e tillë me Spanjën atëherë është e përfshirë gjithë Evropa, pasi Evropa nuk ka mjetet e mjaftueshme financiare për të shpëtuar Spanjën. Ne duhet të merremi me këtë problem pasi sjellja e marrë dhe plotësisht e paparashikueshme e tregjeve shkatërron shoqëritë tona."- dëelle citon Frank Engel
(s.g/dwelle/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›