Athinë, protesta kundër masave antikrizë
ATHINE- Kryeqyteti grek është kthyer sërish mbrëmë në një arenë konfrontimesh mes protestuesve kundër masave antikrizë të qeverisë që synojnë uljen e deficitit buxhetor.
Grekët për të shpëtuar vendin nga falimentimi duhet të vendosin një politikë të ashpër kursimi.
Përleshjet ndodhën në sheshin kryesor para selisë së Parlamentit. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, që u përpoqën të canin kordonin policor që ruante ministrinë e Financave. Në shesh mes protestuesve ishte dhe sindikata e mësuesve.
Ndër kërkesat për dhënien e ndihmave emergjente ndërkombëtare në nivel miliardash përfshihen edhe shkurtimet e pagave, shkurtimet në shërbimet publike dhe pensionet, si dhe një rritje e mëtejshme e tatimeve dhe e çmimeve, bëhet e ditur nga një takim krize i qeverisë me sindikatat dhe sipërmarrjet në Athinë- citon dwelle. Programi i rehabilitimit mund të bëhet shembull për vendet e tjera europiane, si për shembull Portugalia dhe Irlanda, të cilat duhet të luftojnë për shlyerjen e borxheve të mëdha.
(s.g/BalkanWeb)