E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza,profesori që e lajmëroi:Do të zgjasë deri në 2010

Profesori i ekonomisë në SHBA dhe një nga ekonomistët e rrallë që njoftoi për krizën e kredive hipotekore, Nuriel Rubini ka deklaruar se kriza ekonomike botërore mund të zgjasë deri në fund të vitit 2010. I ashtuquajtur "Dr. katastrofa" për pesimizmin e tij, Rubini është shprehur se qeveritarët po veprojnë shumë pak dhe shumë vonë. Sipas tij, në rastin më të mirë, recensioni do të zgjasë deri në fund të vitit 2010 në ekonomitë e avancuara, pasi mbyllja e vendeve të punës do të vazhdojnë edhe në vitet ardhshme.Nuriel Rubini, profesor në Universitin e Nju Jorkut i kërkoi SHBA-së, Europës dhe Japonisë të reagonin për të sulmuar krizën dhe për të evituar thellimin e saj. "Njerëzit thonë zakonisht se kur SHBA-ja teshtin, botën e zë rrufa. Në këtë rast, SHBA-ja nuk bën gjë tjetër veçse teshtin, ajo vuan nga një pasojë serioze e ftohjes kronike", tha ekonomisti që njoftoi krizën e tregut amerikan imobiliar dhe thellimin e krizës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›