E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hap siparin premiera "Mbroni shpellarin"

Ai ka qënë i gjithpërfshirë ne projketin më të rëndësishëm të jetës së tijë. Një nga monodramat më të bukura të Rob Becker vjen në një performancë të plotë në Spiro Dunit. Ka qënë ndoshta një datë simbolike 7 marsi, të cilën aktori ka zjedhur për të dhënë premierën në Teatrin Kombëtar duke përkuar me një festë të veçantë dhe tëpër domethënëse për të gjithë arsimtarët shqiptarë. "Mbroni shpellarin" monodrama më e njohur e amerikanit Becker ndau dy fusha të forta emocionesh me Spiro Dunit dhe aktorit Genc Rushit. Një lojë e shkëlqyer dhe mbi të gjitha mjaftë profesionale. Monodrama Mbroni shpellarin është një pjesë humoristike, e cila mundohet të eksplorojë dhe shpjegojë diferencën midis burrit dhe gruas dhe se si duhet gjetur gjuha e përbashkët."Mbroni shpellarin" është shfaqur për herë të parë në Amerikë në 1991 dhe atë tashmë e zotërojnë emocionalisht shumë njerëz, në më tepër se 30 vende të botës në 15 gjuhë të ndryshme. Këtë herë Spiro Duni ka zaptuar skenën me të gjitha tërësinë e vlerave të tijë artistike në një performancë aktoreske në Teatrin Kombëtar. Këtë herë ka zgjedhur që të jetë regjisori, koreografi, skenaristi i akteve, aktori, muzikanti i vetes së vetë.Natyrisht që si gjithmonë Spiro Duni ka ditur të çudisë publikun, jo më tepër nga seleksionimi i monodramës, por nga mënyra sesi është trajtuar ajo dhe se si u arrit të vihej në skenën e TK. Monodrama "Mbroni shpellarin" do të shfaqet dhe në datat 8 dhe 9 Mars.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›