E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krizë financiare, bie pista e huaj te Tirana

Tirana i është kthyer pistës vendase për emrin e trajnerit të ri. Presidenti (me rotacion) Refik Halili doli duarbosh nga udhëtimi i tij në Slloveni e Kroaci, duke mos u "bindur" aspak për kandidatët e përfolur, për shkak të kërkesave të larta financiare të teknikëve të huaj.
Nga emrat vendas, ai që ka dalë së fundi në "terren" është ai i Ramadan Shehut, teknikut të suksesshëm të U-19. Gjithsesi, gjithcka varet sesa edhe ish-trajneri i Vllaznisë, Besës e Partizanit do të kërkojë nga klubi më i pasur në Shqipëri.
Sezonin e kaluar 23-herë kampionët patën në drejtim 3 trajnerë të spikatur (Starova, Hafizi, Mema), shuma e të cilëve në total shkoi në 70 milionë lekë të vjetra.
Lajmi i fundit nga shtëpia bardheblu ka të bëjë me emrin e këshilltarit të ri të presidentit Refik Halili. Ai është Mustafa Fagu, një ekspert i mirënjohur futbolli. Duhet të kujtojmë se te Tirana luan Erbim Fagu, një lojtar polivalent dhe me të ardhme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›