E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylisi, me 25 qershor stërvitja e pare

Bylisi, që ka bërë një zgjedhjet më të mira në drejtim, duke ripunësuar trajnerin me mentalitet fitues Faruk Sejdinin, ende nuk ka hyrë fuqishëm në merkato.
Rikonfirmimet edhe për dy edicione të tjera të afrikanëve Egbo e Ziambo, por dhe të Bakiut janë shumë për kampionët e Kategorisë së Dytë, të cilët do të ballafaqohen në sezonin e ardhshëm me skuadrat më të mira të Shqipërisë në Kategorinë Superiore.
Më 25 qershor do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore me grupin ballshiot, dhe deri atëherë presidenti Besnik Kapllanaj, do të ketë nënshkruara me disa emra të përfolur në media.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›