Liverpooli kopjon Barcelonën

Strategu i ri i skuadrës nga Anfield Road mori lëvdata pasi udhëhoqi Swansean drejt pozitës së 11-të në edicionin e kaluar të Premierligës, derisa i qëndroi besnik filozofisë së lojës me pasime para kalimit në Merseyside.
Ish skuadra e tij mori nofkën ‘Swansealona’ për shkak të lojës sulmuese dhe Enrique mendon se gjiganti katalan mund të jetë shembull edhe për Liverpoolin. “Ekipi më i mirë në botë është shembulli më i mirë: Barcelona”, deklaroi 26 vjeçari për ESPN.
“Ju ishit dëshmitarë të asaj që ndodhi javën e kaluar kundër Realit, kur Barcelona e fitonte topin vetëm disa sekonda pasi e humbiste atë. Kështu mundohemi të luajmë edhe ne. Nuk mund të krahasohemi me Barcelonën, ata janë ndryshe, por ne po mundohemi të luajmë në atë mënyrë. Ende jemi duke mësuar, por po shkojmë mirë”, u shpreh Enrique.
Liverpool është ende në kërkim të fitores së parë në edicionin e ri në Premierligë. Skuadra e Rodgersit u mposht 3-0 nga WBA dhe barazoi 1-1 të dielën kundër Manchester Cityt.