Miqësorja me Barcelonën në Nëntor, Bumci pret Josep Maria
TIRANE- Ndeshja Flamurtari- Sevilia është përcaktuar të luhet në fillim të muajit shtator, ndërsa ndeshja me Barcelonën mendohet të zhvillohet brenda muajit nëntor.
Kështu bëri të ditur sot Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve pas një takimi që Ministri i Turizmit, Aldo Bumçi kreu sot me një delegacion nga klubi i futbollit të Barcelonës në Spanjë. Delegacioni përbëhej nga drejtues dhe menaxherë dhe kryesohej nga zv/presidenti i klubit z. Fuste Josep Maria.
Sic bën me dije njoftimi për shtyp, Ministri Bumçi gjatë takimit shprehu konsideratat më të larta për këtë ekip me emër në botë si dhe u shpreh i gatshëm për të dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore në kuadër të 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
“Z.Fuste Josep Maria në takim garantoi ardhjen e dy skuadrave spanjolle në Shqipëri ndërsa shprehu dëshirën që Barcelona të jetë skuadra e fundit që do të zhvillojë një ndeshje në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” para prishjes së tij dhe e para që do të zhvillojë një ndeshje në përurimin e stadiumit të ri”, citon më tej njoftimi zyrtar nga Ministria e Kulturës.
Në këtë takim z. Fuste Josep Maria ishte i shoqëruar gjithashtu nga z. Jose Carlos Garcia si dhe z. Jose Carlos Garcia de sa Jerome përfaqësues të medias.
Në takim mori pjesë Zv/ministri i Sporteve z. Dashnor Bajaziti, dy nga sponsorët kryesore që do të mundësojnë ardhjen e ketyre dy ekipeve në vendin tonë, z. Blerim Hoxha, z. Besim Ruçi si dhe përfaqësues të drejtorisë së sportit.
Përfaqësuesit e Barcelonës kanë ardhur në vendin tonë para një jave për të parë nga afër kushtet e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” ku do të zhvillohen dy ndeshjet miqësore në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Trajneri spanjoll Julian Rubio Sanchez largohet nga Tirana