Ufot? Britania 8 500 faqe raport me dëshmi e foto
LONDER-Zyrtarët britanikë kanë publikuar këtë të premte 8 500 faqe raport ku përshkruhen raste që dokumentojnë ekzistencën e objekteve fluturuese të paidentifikuara nga ushtarakët. Materiali është mbledhur që në vitet 1950.
Në 35 dokumenta specifikohet sidomos periudha mes vitit 1997 dhe 2005 ku dëshmitarë pohojnë se kanë parë disqe fluturuese apo drita të fuqishme, ndaj Ministria e Mbrojtjes kërkoi që dëshmitarët të thonë fjalë për fjalë cfarë kanë parë e dëgjuar.
Policë, një ushtar, një oficer i forcave ajrore mbretërore kanë treguar se kanë parë objekte të cuditshme gjatë misioneve të tyre, dikush ka parë një objekt në formë kandili të detit, një rrjete, një dritë violet të theksuar.
Në një prej këtyre dëshmive thuhet se njëri prej tyre pretendon se është rrëmbyer në vitin 1998 nga një objekt i paidentifikuar i zi që ndodhej sipër banesës së tij. Personi pretendonte se duke parë objektin kishte fituar një orë kohë.
"Kjo ishte një makinë të madhe në formë puroje me prozhektorë si predha të mëdha anash krahëve. Ajo dukej të kishte dy drita shumë të ndritshme në pjesën e përparme dhe një dritë të bardhë përpara. ... Siç mund ta imagjinoni, unë ndjeva mjaft i tronditur."
Ministria e Mbrojtjes i ktheu përgjigje personit duke iu shprehur se mbase objekti që ka parë ka qënë një avion dhe duke shtuar se një orë që ai ka fituar, mund të ketë qënë problemi i orës së tij që mund të kishte mbetur në vend.
Një nga dokumentet e dosjeve janë dhe përvojat e një oficeri në pension ku ai pretendon se ka parë një disk fluturues teksa ishte me pushime në Sri Lanka në prill të vitit 2004 dhe ja ka dërguar atë me fotografi dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
"Kam vënë re një atmosferë të pjesshme në qiell, një minutë apo më vonë ka pasur një tronditje e bubullimë, që nuk zgjatën shumë, ndërsa më vonë një si tip unaze u shfaq. Mendova fillimisht se ishte një shpërthim ajror”, thotë dëshmitari.
Ndërkohë Minsitria e Mbrojtjes i këshilloi oficerit të kontaktonte qeverinë e Sri Lankas për këtë cështje.
(d.b/Reuters/BalkanWeb)