Mustafa: ?Thaçi 2?, 100 ditë afat
Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thyer heshtjen, ndërsa ka paralajmëruar qeverinë ?Thaçi 2?, se ka 100 ditë afat për të dëshmuar se çfarë është e aftë të bëjë, në të kundërt do të hyjë në fuqi opsioni i zgjedhjeve të parakohshme. Këto komente zoti Mustafa i ka bërë në një interviste për gazetën ?Zëri?, ndërsa shtoi se nëse progresi gjate këtij afati tremujor nuk është i mjaftueshëm atëherë partia e tij do të punojë me partneret e saj në opozitë, por dhe me ndërkombëtaret për të kërkuar një proces të parakohshëm zgjedhor. Duke folur për votimin e qeverise menjëherë pas betimit të presidentit Pacolli, lideri i LDK-së Isa Mustafa tha se partia e tij mbështet këtë nisëm të 34 deputeteve të Kuvendit për të kërkuar interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se një hetim duhet të nisë edhe për mënyrën e zgjedhjes së presidentit pas publikimit të disa mesazheve si dhe pas akuzave nga ana e kreut të kuvendit Jakup Krasniqi.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?GPoMILJjGDQ","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}