E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, Policia publikon fotografitë e vrasësit të gaztarëve

 

ZAGREB- Policia e Kroacisë publikoi dje dy vizatime të një burri të dyshuar për atentatin e pronarit të javores "Nacional" Ivo Pukanoc dhe të Niko Franjicit, shef i marketing-shërbimit të gazetës.

Shefi i Kabinetit të drejtorit të policiisë Krunoslav Borovec në konferencën për shtyp në Zagreb bëri të ditur se mes dy vizatimeve ka një dallim të vogël, sepse janë bërë në bazë të informacioneve të marra nga dy burime të ndryshme.

Sipas njërit përshkrim, bëhet fjalë për burrë të lartë rreth 180 centimetra, me pigment më të errët të fytyrës dhe me mjekërr të parruar 5 deri 6 ditë. Në kokë ka pasur kapelë të zezë apo gri të errët, ndërsa në pjesën e sipërme të trupit ka pasur tutë apo xhaketë. Pamja e tij e përgjithshme ka lënë përshtypjen e një punëtori.

Sipas përshkrimit të dytë, burri ka qenë në moshën mes 35-36 vjec, i lartë rreth 195 centimetra me flokë të errëta, hundë të madhe dhe me mollëza të theksuara në fytyrë. Në kokë ka pasur kapelë të zezë, ndërsa ka qenë i veshur me xhaketë ngjyrë gri të errët.

Fotorobotët janë dërguar deri te të gjitha stacionet piolicore, institucionet kompetente, si dhe deri te shërbimet përkatëse të shteteve të tjera.

Borovec informoi se është në vijim analiza e xhirimeve nga kamerat mbikëqyrëse, si dhe nga automjeti i Pukanicit, nën të cilin është vendosur eksplozivi. Informacionet e policisë kroate flasin se në atentat janë përfshirë shumë persona.
Vrasja e dy pjestarëve të përjavshmes Nacional” në Zagreb ka lindur dyshimet se krimi është organizuar nga mafia. 

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›