Ngrica në Kirgizi, tetë të vdekur

Temperaturat e ulëta nën zero kanë përfshirë territorin e Kirgizisë, si pasojë e të cilës kanë gjetur vdekjen tetë persona.
Të gjitha viktimat raportohet se janë njerëz të pastrehë, gjashtë në zonën jugore Osh dhe dy në kryeqytetin Bishkek.
Në Osh, zëdhënës i policisë Zamir Sydykov, tha se departamenti i policisë po ofron një drekë të nxehtë një herë në ditë për rreth 100 njerëz, por nuk ka objekte për t`iu lejuar njerëzve të pastrehë strehim gjatë natës.
Në Bishkek, deputeti Gulnara Jamgyrchieva, është ankuar se jo vetëm në shtëpitë e deputetëve, por as në zyrat e tyre në parlament nuk kishte ngrohje ndërsa temperaturat janë nën zero.
ndërkohë në Bishkek u mbajt një demostratë, ku banorët e një lagje në perëndim dolën në rrugë të ankohen për mungesën e energjisë elektrike.
Kirgizia vuan nga mungesa e energjise elektrike dhe ngrohjes në dimër dhe ky problem është përdorur nga grupet e opozitës për të mbledhur përkrahjen kundër qeverive të mëparshme.