Siria, Perëndimi i zemëruar me Rusinë dhe Kinën

Franca tha se kjo ishte një “dite e trishtuar” për Sirinë, ndërkohë që ambasadorja amerikane në OKB tha se kjo ishte “nëpërkëmbje” për popullin sirian. Rezoluta e hartuar nga evropianët në përpjekje për të shmangur veton, nuk iu referua sanksioneve në mënyrë direkte.
Ndërkohë, televizioni sirian ka transmetuar imazhet e një gruaje e cila ishte deklaruar e vdekur nga “Amnesty International”. Sipas raporteve ndërkombëtare, më shumë se 2 700 persona janë vrarë gjatë trazirave në Siri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur disa raunde sanksionesh mbi Sirinë, por pa mundur të vendosin një rezolutë detyruese.
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Alain Juppe, tha se veto-ja shënoi “një ditë të trishtueshme për popullin sirian”, dhe për Këshillin e Sigurimit.
“Këshilli duhet të ngrejë zërin kundër një diktatori që po masakron popullin e tij dhe po përpiqet të shtypë shpresën legjitime të sirianëve për demokraci”, tha ai.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerëelle, e quajti dështimin në Këshillin e Sigurimit “për të ardhur keq”. “Gjermania do të vijojë të kërkojë si në arenën ndërkombëtare e veçanërisht në BE që të pozicionohemi qartë dhe të ushtrojmë presion ndaj regjimit në Siri”./Start/F. Prroni/
2011-10-05 14:35