E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai: Pakistani vëlla binjak, India mik i madh

Marrëveshja "partneritetin strategjik e para e këtij lloji e nënshkruar nga Afganistani, synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike si dhe shkëmbimet social-kulturore.

Ky afrim me Indinë, në perspektivën e tërheqjes nga Afganistani të forcës ndërkombëtare deri në vitin 2014, vjen në një kontekst përkeqësimi të marrëdhënieve mes Kabulit dhe Islamabadit.

Karzai kërkon të manovrojë pasi ka humbur durimin me Pakistanin të cilin e akuzon për mbështetje të grupeve militante, ndërkohë që nga ana tjetër, India ka shpenzuar mbi 2 miliardë dollarë për të rritur ndikimin e saj në Afganistan./Start/

                                                                                             2011-10-05 11:24
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›