Ne takimin komunist te Kremlinit ku u vendos per Murin e Berlinit Ramiz Alia u perzu nga salla Nga Fatos Veliu Madhesia e germave

Perkthyesi i Ramiz Alise ne takimin famekeq te 9 gushtit 61 kur po merrej vendimi me absurd i koherave tregon per episodet qesharake qe shoqeronin marredheniet e te forteve te globit ne kafenene e salles misterioze. Veprimet feminore te tyre per te bere te mundur largimin e delegacionit shqiptar
HYRJE
Komunizmi boteror pas Luftes se Dyte Boterore dukej se ishte konsoliduar dhe unifikuar ne menyre te persosur duke pasur ne krye Bashkimin Sovjetik. Pas ketij konsolidimi Shqiperia e trumbetuar me shume fuqi se ndertonte socializmin dukej se ishte ne pozicione shume komode duke u mbeshtetur dhe duke i bere iso Bashkimit Sovjetik.
Megjithekete erdhi nje moment dhe gjithcka filloi te shkermoqej. Idete fraksionet veprimet e kunderveprimet u bene ceshtje te dites ne sallen e atij qe quhej komunizem nderkombetar.
Vete Enver Hoxha dukej se kishte kohe qe po vuante nje pakenaqesi te madhe me menyren dhe kursin politik qe po ndiqte Nikita Hrushovi qe kishte ardhur ne krye te shtetit sovjetik pas vdekjes se Stalinit. Kjo pakenaqesi e Enver Hoxhes duhet ta kete pasur shkakun te lulezimi i marredhenieve me Jugosllavine e Titos te cilat ishin nderprere ne kohen e Stalinit pikerisht ne momente kur kryejugosllavi Tito donte te zevendesonte Enver Hoxhen me Koci Xoxen. Megjithese pakenaqesite e krereve te partive komuniste te botes kishin kohe qe kishin filluar carja e madhe do te niste pikerisht ne takimin e Bukureshtit kur Hrushovi do te shpallte demaskimin e Kines. Ne ato momente ne mbrojtje te Kines doli ne menyre urgjente Enver Hoxha i pasuar nga disa parti te tjera.
Kulmi i kesaj carjeje apo sic eshte quajtur boterisht divorci i madh i Enver Hoxhes me Hrushovin apo i Shqiperise me Bashkimin e madh Sovjetik ndodhi pikerisht ne takimin e 81 partive komuniste te botes ne Moske. Ne ate takim u shfaqen ne komunizmin boteror dy rryma te papajtueshme me njera-tjetren. Njera rryme qe mbeshteti Enver Hoxhen ne mbrojtje te Kines dhe tjetra qe ishte shumica ishin partite qe mbeshteten Hrushovin ne sulmin kunder Kines.
Keto dy rryma apo keto dy grupime partish u duken qarte ne Kongresin IV te PPSH-se i zhvilluar ne shkurt te lsquo61-shit i cili ishte i pari kongres komunist qe zhvillohej pas takimit te 81 partive i organizuar kater muaj para tij.
Ne ate kongres u vendosen te dy grupimet e partive ne dy krahet e tribunes sipas pikepamjeve qe kishin. Ishte nje pamje sa qesharake aq edhe serioze. Pas ketij kongresi dhe pas qendrimit te Enver Hoxhes dukej se nuk mund te flitej me per marredhenie me liderin komunist te Bashkimit Sovjetik dhe me te gjithe satelitet e tij marksiste-leniniste.
Por edhe pas atyre qe ndodhen Enver Hoxha do te tentonte te ishte serish pjesemarres ne takimet qe organizonte Hrushovi i njohur si lider i komunizmit nderkombetar.
Por kjo gje nuk do te funksiononte. Hrushovi me statusin qe gezonte ne rrymen e majte boterore ishte ne gjendje dhe kishte te drejten te merrte vendime teper te rendesishme. Njeri nga keto vendime eshte edhe ai me famekeqi qe ndertoi Murin e famshem te Berlinit.
Por tashme mesohet cudia me e madhe se ne ate takim te jashtezakonshem ku do te ndeshkohej Gjermania me Murin ogurzi Enver Hoxha ka derguar ne takim delegacionin shqiptar te kryesuar nga Ramiz Alia. Kjo ka ndodhur ne stadin e bashkeveprimit qofte edhe formal te partive komuniste. Ketu do te ndodhte cudia me e madhe. Hrushovi do te perdorte te gjitha format qe delegacioni shqiptar te mos merrte pjese ne takimin e madh nderkohe qe merrnin pjese te gjitha partite komuniste te botes. Ai nuk do tia falte asnjehere Enver Hoxhes pozicionin politik qe kishte zgjedhur keshtu qe vetem pasi u bind qe delegacioni shqiptar mberriti ne Tirane u zhvillua takimi i shumepritur i cili mori vendimin e bujshem dhe tendencioz te ndante Gjermanine me murin tashme te njohur dhe qe do te merrte famen me te keqe ne historine mbareboterore.
Por si ka ndodhur ne te vertete ajo ngjarje sa e cuditshme aq edhe interesante Kur mberriti delegacioni shqiptar me ne krye Ramiz Aline ne Moske dhe kur ishte caktuar data e takimit Cilat jane debatet qe beri Ramiz Alia me Hrushovin per statusin qe kishte delegacioni qe ai kryesonte Cudirat banale qe ndodhnin me burrat e politikes boterore te cilet duke lozur si macja me miun nuk pranonin te benin takimin e kerkuar por shkonin ne bufene e salles madheshtore me pretekstin se ishin duke pire kafe. Keto edhe te tjera momente paradoksale dhe qesharake behen te ditur per opinionin per here vetem tashme nepermjet standard pikerisht ne intervisten e meposhtme te vete perkthyesit te Ramiz Alise ne ate ngjarje Agim Popes.
Zoti Popa eshte mesuar se ju keni qene prane udheheqjes me te larte te shtetit tone edhe pas takimit qe eshte bere ne vitin 1961 ne ish-Bashkimin Sovjetik ku eshte vendosur per ndertimin e Murit famekeq te Berlinit Si qendron e verteta dhe si ka ndodhur
Eumlshte e vertete se une kam qene ato dite ne Moske prane delegacionit te kryesuar nga Ramiz Alia.Por duhet te keni parasysh se deri ne ate dite kishin ndodhur shume ngjarje te medha madje do te thosha te jashtezakonshme ndermjet partise sone te atehershme dhe mbeshteteses se saje te madhe ish-Bashkimit Sovjetik.
Konkretisht ne ato momente kishte ndodhur ngjarja e jashtezakonshme e takimit te 81 partive komuniste ku Enver Hoxha te cilin une kisha rastin ta perkthej u pozicionua hapur kunder vijes se ndjekur nga lideri i ri komunist ne ate vend Nikita Hrushovi.
Pas pak muaj me vone Enver Hoxha e zyrtarizoi ate divorc me Bashkimin Sovjetik pikerisht ne Kongresin e Katert te Partise se tij. Ne ate kongres ku une pata rastin te shoqeroj dhe te perkthej pikerisht delegacionin e partise komuniste te Bashkimit Sovjetik Enver Hoxha u mbeshtet edhe nga disa parti te tjera komuniste qe do te thoshte se levizja komuniste boterore ishte ndare ne dy linja te ndryshme qe perfaqesonin dy rryma.
Hrushovi nuk ia falte kollaj Enver Hoxhes kete kryenecesi i cili gjithashtu kishte kerkuar dhe kishte gjetur mbeshtetes te tjere qe sic e dini ishte Kina e madhe.
Pra qe te dal te thelbi i pyetjes suaj dua te them se kjo ishte situata kur u zhvillua mbledhja e partive komuniste te cilat moren vendimin ekstrem per ndeshkimin e Gjermanise duke ndertuar murin gjigant ndares qe tashme ju e dini dhe per te cilin jeni duke me pyetur. Une mund tju them kaq se ajo mbledhje ka pasur incidente te paimagjinuara aq sa delegacioni yne eshte perzene fare nga ai takim.
Kur eshte mbajtur saktesisht ai takim ne te cilin u diskutua ceshtja gjermane
Eumlshte mbajtur ne 9 gusht 1961 ne Kremlin.
Mund te na e shpjegoni me hollesi ate cka ndodhur saktesisht
Per here te fundit kam qene ne Bashkimin Sovjetik ne perberje te grupit te punes me delegacionin e PPSH-se te kryesuar nga Ramiz Alia qe vajti ne Moske per te marre pjese ne mbledhjen e sekretareve te partive komuniste e punetore te vendeve socialiste te Evropes per problemin gjerman. Ky takim kishte te bente me ceshtjen e eksodit masiv te shume gjermaneve lindore per ne Republiken Federale gjermane permes Berlinit Perendimor.
Deri ketu mendoj se nuk ka ndonje gje qe nuk shkon. Ku eshte ngerci per shkak te cilit ju u perplaset
Manifestimi i qendrimit te delegacionit te PPSH-se ne ate takim u cilesua si jo kompetent pra jo i pershtatshem sepse nuk kryesohej as nga Sekretari i Pare as nga Kryeministri i Shqiperise.
Pra ju thoni se delegacioni do te quhej i nivelit dhe i statusit qe te perfaqesonte vendin vetem ne rast se do te kryesohej nga Enver Hoxha apo Mehmet Shehu
Po.
Kush ishin kryesisht ata qe nuk e njihnin delegacionin vetem se perfaqesohej nga Ramiz Alia
Qe delegacioni shqiptar te mos njihej me kete kryesim ngulen kembe kryesisht Ullbrihti i Gjermanise Lindore Zhivkovi i Bullgarise dhe Nikita Hrushovi.
Reagoi Ramiz Alia per kete ndeshkim qe po i behej derisa nuk e njihnin fare delegacionin vetem se perfaqesohej nga ai
Ramiz Alia kundershtoi teper i vendosur dhe deklaroi forcerisht dhe zyrtarisht se ai ishte ngarkuar nga PPSH-ja te perfaqesonte vendin e vet me kompetenca te plota dhe ishte i autorizuar te merrte ne emer te saj te gjitha pergjegjesite per ceshtjen qe do te diskutohej e vendosej nga ai takim.
Dhe serish nuk e pranuan
Absolutisht jo. Me sa pashe ata i gezoheshin faktit qe nuk kishte shkuar Enver Hoxha ne ate takim qe ta perdornin si shkak qe te mos e lejonin fare delegacionin shqiptar ne takim te atyre niveleve duke i dhene mundesi vetes pas kesaj te akuzonin Enver Hoxhen ashtu sic e akuzuan si perkrahes te perendimit.
Si vijoi me tej kur kam parasysh se delegacioni shqiptar ngulte kembe se kishte statusin te merrte pjese ne takim
Ata nuk pranuan te fillonin mbledhjen. Bene sikur po pushonin dhe shkuan te gjithe ne bufe per te pire te ngeshem kafene e servirur nga bufetieret e lokalit.
Sa do te vijonin keto lojera banale dhe te rendomta
Do te vazhdonin me forma te tilla aq sa te largohej fare delegacioni yne.
Dhe ju u larguat
Ne ato momente jo. Ata shikonin se nuk po largoheshim por rrinim edhe ne ne bufe dhe benim durim te percillnim te gjitha ecejaket dhe sorollatjet e tyre. Ishte qesharak fakti kur nxirrnin koken duke pare nese ishim larguar apo jo.
E cfare mund te benin para kesaj vendosmerie tuaj
Atehere derguan nje kamerier te sherbimit per te njoftuar se mbledhja ishte shtyre per te nesermen keshtu qe u detyruam te largoheshim nga Kremlini ku zhvillohej takimi dhe te nesermen u kthyem ne Shqiperi.
Dhe pas kesaj
Dihej se Hrushovi dhe perkrahesit e tij do te akuzonin. Keshtu menjehere u be akuza se Sekretari i Pare i KQ te PPSH-se nuk shkoi ne ate takim sepse nuk donte te merrte pergjegjesi per vendimet qe do te merreshin per ceshtjen gjermane ngaqe synonte ta kishte mire me perendimin.
E si u veprua para kesaj akuze kur dihet qe per politiken e sateliteve komuniste te asaj kohe ishte nje akuze e rende
Pas kthimit te delegacionit ne Shqiperi u botua ne shtyp fjala qe do te mbante delegacioni ne takim. Ne ate fjale te pambajtur por qe ne e deklaronim te mbajtur se deklaronim qendrimin tone pasqyrohej qendrimi i vendosur i PPSH-se per ceshtjet gjermane ne perkrahje te Republikes Demokratike Gjermanehellip etj.
Pra pikerisht ne ate mbledhje u vendos ndertimi i murit ndares se Berlinit
Pikerisht ne ate mbledhje pas largimit te delegacionit te PPSH-se u vendos ngritja e murit te Berlinit i cili fitoi nje fame te keqe dhe nuk perbente ndonje zgjedhje te vertete te problemit gjerman perkundrazi shkaktoi nje dem te madh.
Incidenti i madh me Hrushovin Takimi i 81 partive komunisteDelegacioni shqiptar arriti ne Moske ne mbledhjen e 81 Partive rreth dates 4 nentor te vitit qe tashme dihet nga te gjithe 1960 se ishte llogaritur qe delegacionet te merrnin pjese ne festimet e 7 Nentorit. Delegacioni i PPSH-se perbehej vetem nga kater vete Enveri Hysniu Mehmeti dhe Ramizi. Ishte edhe ekipi i keshilltareve i perkthyesve dhe i personelit tjeter te sherbimit. Kur filloi mbledhja jo pa qellim delegacioni shqiptar u vendos ngjitur me podiumin ku flisnin diskutantet te cilet tundnin gishtin mbi koken e Enverit sa here qe kritikonin. Sulmet kunder delegacionit tone u ashpersuan se tepermi pas fjales se Enverit te mbajtur ne daten 16 nentor kur kinezet kishin folur ne daten 13.
Nder ata qe folen vecanerisht ashper kunder PPSH-se pas fjales se Enver Hoxhes te dates 16 nentor ishte kryetarja e delegacionit te PK te Spanjes Dolores Ibarruri me pseudonimin Pasionarja dhe Vladaslov Gomulka i PK te Polonise i cili e cilesoi fjalimin e Enver Hoxhes nje fjalim rrugacesh.
Ne kongresin IV Enver Hoxha percaktoi rrymen anti-HrushovEumlshte e vertete se Kongresi i 4-t i PPSH-se ishte kongres teper i vecante nga sa ishin zhvilluar deri ne ate kohe.
Ai u zhvillua nga data 13 deri me 20 shkurt 1961.
Ne opinionin e brendshem dhe te jashtem mori nje vemendje te madhe se ishte i pari kongres i nje partie komuniste apo punetore qe mbahej menjehere pas mbledhjes se 81 partive qe sic ju fola me larte ishte mbajtur vetem kater muaj me pare pra ne nentorin e 1960-s ne Moske.
Si i tille Kongresi IV u be tribuna e ballafaqimit publik te dy vijave te kunderta te kristalizuara ne mbledhjen e 81 Partive. Kjo solli qe ne ate kongres te merrnin pjese perkatesisht delegacionet qe perfaqesonin pikerisht te dyja ato rryma.
Ketu ishte e cuditshmja se ata pjesemarres ishin te gjithe perfaqesues te partive komuniste por qe kishin vija dhe qendrime krejt te kunderta madje te papajtueshme. Keto ishin dy rryma apo dy grupime. Keshtu ishte edhe vendosja e tyre ne sallen e kongresit.
Konkretisht nga njera ane e tribunes ishin vendosur partite e njeres rryme qe ishin Partia e Punes e Shqiperise Partia Komuniste e Kines Partia Komuniste e Vietnamit partite komuniste te Birmanise Malajzise etj.
Nga krahu tjeter i tribunes se kongresit ishin kishin zene vend partite komuniste te Bashkimit Sovjetik Frances Italise Cekosllovakise Greqise etj.
Agim Popa Ne Kongresin IV kam shoqeruar delegacionin sovjetikPara dhe gjate Kongresit IV une kam shoqeruar delegacionin e Partise Komuniste te Bashkimit Sovjetik me te cilet marredheniet i kishim ne perendim e siper. Ai delegacion kryesohej juridikisht nga Pjeter Pospjellov kandidat i Presidiumit te Komitetit Qendror te Partise Komuniste te Bashkimit Sovjetik sepse konkretisht ai delegacion drejtohej nga Andropovi i cili aktualisht nuk ishte as anetar i Komitetit Qendror por vetem drejtor i Drejtorise se Jashtme ne Komitetin Qendror qe mbulonte marredheniet me shtetet socialiste.
Mund te saktesoj jo pa qellim ketu se Andropovi qe drejtonte konkretisht delegacionin e partise se vet sovjetike kishte qene ambasador ne Hungari pikerisht ne vitin 1956 ne kohen e pushtimit te Hungarise nga trupat sovjetike gjithashtu ai person arriti qe para Gorbacovit pikerisht ne momentet qe u largua Brezhnjevi te behej per njefare kohe dhe Sekretar i Pare i Komitetit Qendror te Partise Komuniste te vendit te tij.