Berisha: Ndryshimi i kufijve sjell rrezik

Një grup nga Fakulteti i Edukimit të Prishtinës ndodhen sot në Tiranë, ku zhvilluan një vizitë edhe në kryeministri.
“Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejta që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”, deklaroi Berisha.
Ai shtoi se “çdo brez bën detyrat e tij dhe ky brez i ka bërë. Nuk ka një mrekulli më të madhe për ne se sa pavarësia e Kosovës. Me pavarësinë e Kosovës kurorëzon përpjekjet e shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin”.
"Ne, vijoi ai, jemi një komb që në 130 vitet e fundit na janë grabitur territore shumë të mëdha dhe ato nuk janë më shqiptare. Toka u takon të gjallëve dhe ata të gjallë që janë aty sot nuk janë shqiptarë, por janë kombe të tjera. Ndaj, ne nuk duhet të tentojmë asgjë, e cila mund të cenojë territoret shqiptare, ruajtja e të cilave është interesi vital më i madh i yni. Me një rivizatim të kufijve është e sigurt që shqiptarët do të humbasin prapë territore dhe kjo do të ishte e pafalshme", nënvizoi kryeministri.
Kreu i qeverisë shqiptare vuri në dukje se me çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj u kurorëzua një nga historitë më të suksesshme të kombeve evropiane. "Pavarësia e Kosovës finalizoi pavarësinë e Shqipërisë, pasi ajo ishte një gjysëm pavarësi, vetëm në një pjesë të territorit", u shpreh kryeministri.
I pyetur për rrugën Durrës-Kukës, kryeministri tha edhe një herë se opozita ishte kundër ndërtimit të saj, duke akuzuar direkt kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. “Është një rrugë e kushtueshme, por atyre që u bien borive se ka një korrupsion, une iu them se kostoja totale e rrugës është nën 10 milionë euro dhe ka mbi 11 km tune. Të shpallesh shuma marramendëse që nuk kanë asnjë dokument, asnjë fakt, tregon që je bërë pjesë e atyre që ishin kundër rrugës. A ka të drejtë zoti Rama të rishqyrtojë qëndrimin e tij, çdo njeri ka të drejtë të rishqyrtoje gabimet e veta. Por të pretendosh se nuk ke qenë kundër rrugës është të akuzosh veten tënde, çdo njeri ka një memorie”, tha ai. /S.Ll/Start/
2011-12-16 13:20