E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, gjendet një i vrarë, dyshohet për ekzekutim mafioz

 

ZAGREB- Policia kroate gjeti sot kufomën e një personi të vrarë me breshëri plumbash. Policia dyshon se ka të bëjë me një ekzekutim mafioz gjë që trondit kohët e fundit kryeqytetin kroat.
''Një person 34-vjeçar nga Zagrebi u qëllua me plumba në kokë'', deklaroi zëdhënësja e policisë, Aleksandra Ljuba. ''Nuk dua të komentoj spekulimet e medias lidhur me identitetin e viktimës, arsyet e vdekjes apo nëse vrasja ka lidhje me vrasjet e tjera të kryera në Zagreb'', tha Ljuba. Ndërkohë pak kohë më parë nga shpërthimi i një bombe në makinë u vra një botues i njohur dhe një punonjës i botuesit. Mediat e komentuan ngjarjen si ekzekutim mafioz dhe të kryer nga Klani i Zemunit.
Ndërkaq autoritetet kroate janë angazhuar për luftë të pandërprerë kundër krimit të organizuar në vend.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›