E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi, 5 policë malazezë burg për keqtrajtimin e një shqiptari

 

PODGORICE- Pesë pjesëtarë të njësitit special antiterrorist të Mali të Zi janë dënuar nga një gjykatë e Podgoricës me nga tre muaj burg për keqtrajtimin e një shqiptari. Marko Kalezic, Darko Shekullarac, Nenad Shqekic, Milorad Mitrovic dhe Branko Radiçkovic, janë shpallur fajtorë pasi me rastin e arrestimit të një grupi shqiptarësh, të akuzuar për "planifikimin e aksioneve terroriste", kanë keqtrajtuar dhe i kanë shkaktuar plagë Pjetër Sinishtajt, i cili më vonë ka gjetur vdekjen. E bija e viktimës deklaroi se nuk ishte e kënaqur me vendimin duke akuzuar policinë malazeze si shkaktare të vdekjes së babait të saj.

(s.g/rtk/ BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›