Studentet amerikane te pasigurt per te ardhmen

Borxhi qe marrin studentet per te paguar shkollen ka arritur shifren e pergjithshme 1 trilion dollare. Permes protestave studentet po terheqin vemendjen per pasojat afatgjata financiare dhe shoqerore per ta dhe familjet e tyre. Ndersa papunesia ne Shtetet e Bashkuara vazhdon te jete mbi 8 per qind studentet qe diplomohen largohen nga shkolla te pasigurt per te ardhmen. Ne te njejten situate jane edhe disa studente te Universiteti Amerikan ne Uashington
Kate Duffy eshte studente artesh ne Universitetin Amerikan. Ajo diplomohet pas se nje muaji.
Mendoj se eshte nje ndjesi e hidhur dhe e lumtur njekohesisht. Nervozohem kur mendoj se kemi pasur rehatin e shkolles dhe miqve gjate kater vjeteve dhe tani na duhet te perballemi me boten reale.
Shoqja e Duffy-t Angela Miller po ashtu eshte ne prag te diplomimit. Te dyja shpresojne qe ta bejne karrieren ne muzike dhe drame. Por prioriteti kryesor eshte qe te gjejne cdo lloj pune. Ato e kane paguar shkollen me hua studentore ne nje nga universitetet me te shtrenjta ne vend. Dhe kur te diplomohen secila prej tyre do te kete nje borxh afro 200 mije dollaresh.
shte cmenduri dhe nuk me duket se e kam menduar akoma se cdo te thote. Dhe nuk besoj se do jem ne gjendje ta kuptoj derisa te marr faturat e para.
Fakulteti i biznesit i universitetit organizon aktivitete me modele intervistash dhe lidhje profesionale per studentet per ti ndihmuar qe te permiresojne aftesite per te aplikuar per pune. Por zevendes dekani Lawrence Ward thote se nje program universitar nuk eshte krijuar ne forme te tille qe thjesht tu gjeje studenteve pune.
Une perpiqem ti pergatis studentet per te perballuar jeten. shte nje investim. Dhe eshte nje investim qe ndoshta nuk te ben te gjesh pune sapo diplomohesh por ata do te kene aftesite e duhura dhe njohurite qe tu sherbejne per gjithe jeten.
Studentja e deges se biznesit Alexandra Golomb eshte dakord.
Sipas mendimit tim nje nga vlerat e mia eshte arsimi dhe une nuk e shoh domosdoshmerisht te lidhur me punen. Pervoja ime ne Universitetin Amerikan ka qene per me shume sesa per te gjetur nje pune.
Nga ana tjeter Paul Oehler drejtori i programit te teknologjise se zerit ne universitet ka nje tjeter mendim. Ai do qe cdo i diplomuar te punoje.
Une perpiqem te gjej pune per cdo te diplomuar dhe nuk ndalem derisa secili te kete nje pune. Ata kane shpenzuar shume per te bere kete shkolle dhe une e ndjej si pergjegjesine time qe te sigurohem qe ata te ndjekin rrugen e duhur.
Dara Hirsch eshte nje nga studentet e Oehler. Ajo thjesht do nje pune cfaredolloj pune.
Shume nga shoket e mi kane nga kater-pese pune. E di qe do te me duhet te bej shume lloj punesh qe te mund te gjej nje ekuiliber dhe te mos bej pune qe nuk kane lidhje me muziken dhe keshtu behet karriera jote.
Ne Departamentin e Drames dhe Arteve Kate Duffy thote se ka ne plan te qendroje ne Uashington pas diplomimit me shpresen qe te gjeje nje pune qe ti pelqeje.
Gjeja me e rendesishme per ne eshte te kujtojme qe cfaredo qe te bejme duhet te jemi te lumtur dhe ky duhet te jete qellimi kryesor dhe nese e ndjekim cdo gje do te jete ne rregull.
Nderkohe Duffy thote se do te shijoje cdo moment qe i ka mbetur nga universiteti para se te perballet me realitetin.