E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati republikan Romney fiton ne garat partiake te tre shteteve

Kandidati republikan per president Mitt Romney fitoi ne tri shtete te tjera ne votime paraprake duke iu afruar edhe me shume emerimit te partise se tij per tu bere rivali i Presidentit Barack Obama ne zgjedhjet e nentorit. Nderkohe senatori i njohur republikan Richard Lugar humbi garen per rizgjedhje ne shtetin qe ka perfaqesuar per mbi tre dekada.

Zoti Romney ka siguruar mbi 900 delegate pas fitoreve te djeshme ne Indiana Karolinen e Veriut dhe Virxhinian Perendimore. Ish-guvernatorit te Massachusetts-it i duhen 1144 delegate per te siguruar emerimin e partise se tij dhe per te siguruar shansin per  perballur me presidentin demokrat.

Ne prisnim dicka ndryshme nga Presidenti Obama. Ai premtoi ndryshim dhe shprese dhe tha se se bashku mund te realizonim te gjitha deshirat. Por retorika u ndesh me realitetin dhe realiteti fitoi. Kater vjetet e mandatit te tij kane qene zhgenjyese per ne kane qene nje katastrofe.

Ne zgjedhjet paraprake te Indianes senatori republikan Richard Lugar humbi garen per tu rizgjedhur ne shtetin qe e ka perfaqesuar per mbi 30 vjet. 80 vjecari Lugar humbi ne nje gare te ashper ndaj nje kandidati te mbeshtetur nga levizja Tea Party qe mbeshtet nje pjesemarrje me te vogel te qeverise dhe me pak taksa.

Votuesit e gares republikane ne Indiana e kane zgjedhur kandidatin per senatin amerikan. E uroj Richard Murdoch-un per fitoren ne nje gare te forte. Une do te doja te shihja nje republikan ne Shtepine e Bardhe. Do te doja te shihja mikun tim Mitch McConnell qe te drejtonte nje shumice republikane ne Senat. Shpresoj qe Richard Murdoch te fitoje ne nentor qe te kontribuoje per nje shumice republikane ne senat.

Ne Karolinen e Veriut votuesit miratuan nje amendament ne kushtetuten e shtetit qe e percakton martesen si nje bashkim mes nje burri dhe nje gruaje.

Sapo te miratohet do te garantohet nga kushtetuta do te jete e mbrojtur nga tekat e gjykatesve dhe legjislatura e shtetit qe mund te perpiqet ta ndryshoje perkufizimin e marteses.

Aktivistet e te drejtave civile thone se do te punojne per ta permbysur amenndamentin.

Ne vazhdojme perpjekjet sepse ne duam qe kushtetuta te zgjeroje dhe mbroje te drejtat dhe jo nje kushtetute qe stigmatizon njerezit.

Ligji i Karolines se Veriut e ndalon martesen mes homoseksualeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›