E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci ish-kryeministri arratiset nga vendi

Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader aktualisht deputet ne Kuvendin e Kroacise eshte arratisur nga vendi pas kerkeses se prokurorise per heqjen e imunitetit me qellim arrestimin e tij.

Lajmin e bejne te ditur agjencite kroate sipas te cilave Sanader akuzohet per shperdorim te detyres gjate kohes qe ka qene kryeminister duke favorizuar kompanine Fimi Media.

I gjendur nen akuze ai ka lene Zagrebin sot bashke me te bijen Bruna permes pikes se kalimit te Breganes ne kufirin me Sllovenine.

Nga ana e saj policia kroate ka sqaruar se ne momentin e daljes nga vendi organet policore nuk kane pasur baze juridike per ta arrestuar.

Nga ana tjeter kryeministri slloven Borut Pahor ka konfirmuar hyrjen e Sanader ne shtetin slloven por nuk ka qene ne gjendje te konfirmoje nese ai ka kaluar me pas per ne Austri ku ka prona si dhe nenshtetesi austriake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›