Kroaci, një deputet dënohet për krime lufte
Zagreb - Një deputet kroat është dënuar me 10 vjet burg për krime lufte të kryera kundër civilëve serbë gjatë konfliktit serbo-kroat në vitet 1991-95. Branimir Glavas u dënua sot nga një gjykatë rajonale.
"I akuzuari, Branimir Glavas u dënua me 10 vjet burg", deklaroi gjyqtari Zheljko Horvatoviç.
Glavas u shpall fajtor në dy çështje të ndryshme për ekzekutimin e dy civilëve serbë në qytetin Osijek në fillim të luftës serbo-kroate.