E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetet aziatike të bashkuara kundër virusit H1N1

Bangkok - Tridhjetë shtete të Azisë ranë dakord të rrisin grumbullimin e medikamenteve për të luftuar virusin e gripit të derrave, H1N1. Ministrat e Shëndetësisë, të Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut dhe 10 anëtarët e Shoqatës së Kombeve të Azisë juglindore (ASEAN), u mblodhën sot në Bangkok për të hartuar një front të përbashkët përballë kërcënimit nga ky virus.

Pjesëmarrësit vendosën të vlerësonin nevojat potenciale dhe të rrisin grumbullimin e medikamenteve të nevojshme, burimeve mjekësore dhe personalit mjekësor.

"Ky grumbullim është i nevojshëm, sepse 90 % e prodhimit botëror të vaksinave është e destinuar për në Evropë dhe SHBA, gjë që nënkupton se assesi për vaksinat pandemike është një problem i madh në këtë rajon", thuhet në deklaratën e lëshuar nga pjesëmarrësit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›