E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi i Nimiç, Cervenkovski kërkon “ndryshime serioze”

 

SHKUP - Maqedonia kërkon ndryshime serioze në propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Metju Nimiç për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë.
Deklarata është lëshuar sot nga kabineti i Branko Cervenkovskit pas informimit të ambasadorit të kthyer nga Neë York Nikolla Dimitrov mbi rrjedhën e bisedimeve si dhe për pakon e propozuar.
“Vlerësimet e para janë se pa ndryshime serioze këto ide nuk do të mund të paraqesin bazë për negociata të mëtejshme dhe për tejkalimin definitiv të kontestit”, theksohet në deklaratën e lëshuar nga zyra e shtypit të presidentit Cervenkovski.
(a.s/Balkanweb/Makfax)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›