Mirësia është e përcaktuar gjenetikisht
WASHINGTON - Shkencëtarët amerikanë të Universitetit Buffalo dhe Universitetit Irvine kanë zbuluar se mirësia, që konsiderohet si ndjenja e përgjegjësisë shoqërore dhe e dashurisë, është e përcaktuar gjenetikisht.
Hulumtimi është publikuar në revistën “Psychological Science”. Shkencëtarët kanë marrë mostra të pështymës nga 711 pjesëmarrës të hulumtimit për të parë nëse kanë receptorë që prodhojnë gjene për oksitocinë dhe vazopresinë.
Ky nuk është hulumtimi i parë që ka zbuluar komponentin gjenetik i cili është i lidhur me qëndrimin dhe sjelljen e virtytshme.
Vitin e kaluar shkencëtarët e Universitetit Edinburgh kanë publikuar rezultatet e hulumtimit i cili tregon që jo egoizmi, veçanërisht për femrat është i përcaktuar gjenetikisht.
"Ne nuk themi që kemi gjetur gjenin përgjegjës për dashuri, por kemi gjetur gjenin i cili jep kontribut", deklaroi prof. Poulin.
(er.nu/mia/BalkanWeb)