Kroaci, rifillon rritja ekonomike pas 2 vite recesioni
ZAGREB- Ekonomia kroate, e goditur rëndë nga recesioni, regjistroi në tremujorin e tretë të vitit 2010 një rritje prej 0,2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose rritjen e parë ekonomike që prej fundit të vitit 2008, njoftuan autoritetet kroate.
Konsumi, përbërësi kryesor i Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB, është rritur me 1,9 për qind, bëri të ditur sot Zyra kombëtare për statistikat në një komunikatë.
Rritja e fundit e PBB-së kroate është regjistruar në tremujorin e fundit të 2008-s.
Banka Qendrore vlerësoi se ekonomia e vendit është tkurrur me 1,9 për qind në 2010-n, pas një rënieje prej 5,8 për qind në 2009-n.
Buxheti i Kroacisë për 2011 parashikohet me një rritje prej 1,5 për qind dhe deficiti mendohet të arrijë në 4,3 për qind të PBB-së.
Kroacia aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian rreth vitit 2012.
(d.b/BalkanWeb)