Emri negociatat rifillojne ne shkurt

Më 9 shkurt në Nju Jork do të rifillojnë negociatat greko-maqedonase për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave pala greke do të përfaqësohet nga Adamantios Vasilakis, ndërsa ajo maqedonase nga Zoran Jolevski.
Sipas burimeve, takimi, që do të ndërmjetësohet nga i dërguari i posacëm i OKB-së Metju Nimic, ishte parashikuar të mbahej në fund të janarit, por u shty me kërkesë të palës greke.
Pritet që gjatë këtij takimi Nimic të njihet me qëndrimet e reja të Athinës dhe Shkupit, të cilave do t’u bëjë presion për përshpejtimin e negociatave.