Kroaci, ulen me 79 % investimete huaja në 2010
ZAGREB- Investimet e huaja të drejtpërdrejta kanë pësuar ulje me 79 për qind në Kroaci gjatë vitit 2010 në raport me një vit më parë, performanca më e dobët që prej vitit 1996 duke dëshmuar kështu pasojat e krizës ekonomike botërore në vend, theksoi Banka Kombëtare Kroate.
Investimet e huaja janë rritur me 439,9 milionë euro në vitin 2010 nga pothuajse 2,1 miliardë euro në vitin 2009, sipas shifrave paraprake të publikuara sot në faqen e internetiti Banka Kombëtare Kroate.
Efektet e krizës eknomike mbi investimet e huaja në Kroaci tashmë ishin të dukshme në vitin 2009, kur vendi ballkanik, kandidat për anëtarësimin në BE regjistroi një ulje të investimeve të huaja të drejtpërdrejta me rreth 55 për qind në ritëm vjetor.
Vendi, që ka njohur një zhvillim të shpejtë ekonomik që prej fundit të luftës në vitet 1991-95 në sajë të një industrie turistike kishte regjistruar deri në atë kohë rritje pothuajse lineare nga investimet e huaja të drejtpërdrejta. Në vitin 2008, vit rekord, Kroacia tërhoqi rreth 4,2 miliardë euro nga investimet e huaja të drejtpërdrejta.
(e.m/ata/BalkanWeb)