E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamburgu ndal Borusian, vetëm barazim për Bajernin

Një gol i Blashzikovskit në minutën e dytë shtesë ka shpëtuar Borusian e Dortmundit nga humbja në javën e 29-të të Bundesligës. Skuadra e Jurgen Klop ka barazuar 1-1 me Hamburgun, një rezultat që e bën disi më të komplikuar çështjen e titullit kampion, duke qenë se Leverkuseni luan të dielën në shtëpi ndaj Sent Paulit. Hamburgu ndërkohë shënoi i pari me penallti me anë të Rud Van Nistelroit, pas një faulli të Humels ndaj Petriç. Por, miqtë nuk u dorëzuan dhe në fund arritën të barazonin. Ndërkaq, tjetër ndalesë për Bajernin, që nuk ka shkuar më shumë se 1-1 në derbin me Nurembergun, duke humbur vendin e tretë. Hanoveri ka lënë pas bavarezët në renditje, pa fitores 2-0 ndaj Mainzit. Ndërkohë, fitore 1-0 për Shalken ndaj Volfsburgut. Ndeshja e mbrëmjes, ajo mes Shtutgartit dhe Kaizerslauternit, përfundoi me fitoren 2-4 të miqve.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›