E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamfalusi: Qeveria e Kosovës ka ndaluar ministrin serb Goran Bogdanoviq, e jo EULEX

Zëdhënësi i Misionit EULEX, Kristof Lamfalusi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë ministrit serb Goran Bogdanoviq dhe se EULEX-i nuk ka qenë i përfshirë në këtë vendim. Ai ka deklaruar për një të përditshme në Beograd se EULEX-i nuk mund të vendosë se kush mund të hyjë në Kosovë dhe se ky mision ka mandat të kufizuar, i cili përmblidhet në monitorimin dhe këshillimin e institucioneve të Kosovës në lëmin e gjyqësisë, policisë dhe doganave. Nuk është çështje jona të nxjerrim gjykime lidhur me vendimet, Qeveria e Kosovës ka përgjegjësinë për vendosjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët e vet, ka theksuar zëdhënësi Lamfalusi. Sipas tij, në asnjë moment të këtij procesi EULEX-i nuk është i përfshirë, madje as në përcjelljen e kërkesës. Vendimin përfundimtarë e ka sjellë Qeveria e Kosovës. EULEX-i mund të përfshihet vetëm në sigurimin e përcjelljes kur të jetë marrë një vendim i tillë, ka theksuar ai. Në pyetjen se a do të reagonte EULEX-i në mënyrën e njëjtë sikur institucionet e Prishtinës tia ndalonin hyrjen ndonjë zyrtari nga pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, më që është theksuar se ministrit nuk i është lejuar vizita për shkak të deklarimeve të tij, Lamfalusi ka thënë nuk mund të përgjigjet në pyetje hipotetike. Goran Bogdanoviq, lideri i strukturave paralele serbe në veriun e Kosovës dhe Mlladjan Gjorgjeviq, këshilltar i presidentit serb, janë ndaluar ta vizitojnë Kosovën, pasi kane abuzuar me vizitat e mëparshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›