E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia dhe Danimarka argumentojnë sot pro Kosovës

Ndërkohë, do të argumentohet edhe qëndrimet kundër të Kinës dhe Qipro. Interesim të veçantë paraqet argumentimi i Kroacisë, si një nga shtetet e dala nga shteti i dikurshëm i Jugosllavisë. Statusi i republikave të dikurshme të ish-Jugosllavisë është përmendur në disa raste në qëndrimet e shteteve që kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, të cilat kanë pohuar se me rastin e pavarësimit të tyre, askush nuk e ka kontestuar këtë proces apo cilësuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Kroacia e ka njohur Kosovën më 5 mars të vitit 2008. Në mbrojtje të pavarësisë pritet të dalë edhe Danimarka, e cila shtetin e ri e ka njohur vetëm katër ditë pas krijimit të tij, më 21 shkurt të vitit 2008.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›