Vizat, KE reagon për akuzat e Berishës ndaj PS-së
Kjo e fundit akuzoi Partinë Socialiste se kishte kërkuar që të mos liberalizoheshin vizat. Sipas maxhorancës kërkesa nga zyrtarët socalist ishte bërë gjatë një darke më 24 nëntor për nder të zyrtarit të lartë të KE Pierr Mirel.
Kryeministri, Sali Berisha, akuzoi deputetin Ditmir Bushati, i cili edhe më parë është akuzuar për lobim kundër këtij procesi. Në një njoftim të zyrës së KE-së thuhet se “për të shmangur çdo paqartësi, Komisioni Evropian deklaron se më 24 nëntor në rezidencën e Shefit të Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë u mbajt një darkë për t’i krijuar zotit Mirel mundësinë të takohet me politikanë nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe parti të tjera. Sipas deklaratës, deputeti Ditmir Bushati nuk ishte i pranishëm në këtë darkë.
“Asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka thënë asgjë që mund të interpretohet se mund të jetë kundër interesit të Shqipërisë për të arritur sa më parë heqjen e vizave me Bashkimin Evropian apo që mund të jetë në kundërshtim me qëllimin e saj për integrim evropian”, përfundon reagimi për mediat zyra e KE në Tiranë.