Reali, tri pikë vuajtjeje me Almerian
Në pamje të parë mund të duket një fitore e lehtë, por në fakt nuk ishte aspak e tillë. Megjithëse zhvilluan një pjesë të parë të mirë dhe kaluan të parët në avantazh në minutën e 31-të me anë Serxho Ramos, “galaktikët” vuajtën në fillimin e fraksionit të dytë.
Almeria përmbys rezultatin brenda katër minutave (58’ dhe 62’), duke e bërë akoma më interesante sfidën. Megjithatë, klasi i Realit bën diferencën në fushën e lojës dhe Higuain në minutën e 73-të barazon, duke i hapur rrugë Benzemasë (ky shënoi nga topi i kthyer nga portieri, pas pritjes së penalltisë së Kristiano Ronaldos) të trefishojë në minutën e 83-të.
Vetëm një minutë më pas ylli portugez korrigjon gabimin, duke e dërguar për të katërtën herë topin në portën kundërshtare. Megjithatë, 24-vjeçari tregoi edhe një herë se di të jetë protagonist për të mirë dhe për të keq. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Ronaldo del me karton të kuq, pas një goditjeje të shëmtuar ndaj njërit prej futbollistëve miq.
Real Madrid 4 – 2 Almeria, (S.Ramos 31’, Higuain 73’, Benzema 83’, Ronaldo 84’ / Soriano 58’, Uche 62’)
Real Madrid (4-4-2): Kasiljas; S.Ramos, Pepe, Albiol, Arbeloa; Alonso (Drente 87’), Granero, Marselo (M.Diarra 83’), Van der Vart (Benzema 62’); Ronaldo, Higuain. Trajner: Pelegrini
Almeria (4-3-3): Alves; Macedo, Acasiete, Chico, Cisma; Soriano (Goitom 68’), Bernardello, Mbami; Ortiz, Uche, Crusat (Piatti 80’). Trajner: Sanchez
Gjyqtar: E. Fernandez
Kartonë të verdhë: Alves, Macedo, Mbami
Karton të kuq: Ronaldo