E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Të mbrohet integriteti i gjykatave

Sipas tij, transparenca me publikun dhe në marrjen e vendimeve është me rëndësi. Diplomati amerikan ka kërkuar nga gjyqtarët që të marrin vendime transparente dhe në përputhje me ligjet.

“Duhet një gjyqësor i lirë nga ndikimet. Gjyqtarët duhet të mbrojnë integritetin e tyre, duke bërë transparencë në gjykimin e çështjeve dhe në marrjen e vendimeve”, theksoi Withers. Ai shtoi se për të pasur një gjyqësor transparent, duhet edhe përgjegjësi e madhe.

Deklaratat e Withers u bënë gjatë një ceremoni për hapjen e zyrës së informimit në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Ndërkohë, përfaqësuesi i OSBE-së, theksoi se në gjykata duhet një reformë për kodet procedurale.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›