Sulmuesi i senatores Gifords deklarohet i pafajshëm

Personi i akuzuar për plagosjen e senatores amerikane dhe vrasjen e gjashtë të tjerëve është deklaruar i pafajshëm për 49 pikat e aktakuzës.
Xharid Li Lafner (Jareed Lee Loughner) e deklaroi këtë në gjykatën në Tuson të Arizonës, ku ndodhi incidenti në 8 janar.
Lafner akuzohet se hapi zjarr me pistoletë gjysmë automatike mbi turrmën, e cila merrte pjesë në një tubim të përfaqësueses së Partisë Demokratike, Gabrielle Gifords.
Gjashtë persona, përfshirë një gjykatës federal e humbën jetën, ndërsa 13 të tjerë u plagosën.
Lafner u arrestua menjëherë pas sulmit.