Kroacia e Serbia arrijnë marrëveshje ushtarake
ZAGREB-Ish-armiqtë ballkanik, Kroacia dhe Serbia, kanë nënshkruar sot një marrëveshje ushtarake, që paraqet edhe një shenjë se rajoni i ish Jugosllavisë po e kapërcen trashëgiminë e luftërave në vitet e 90-ta.
Ministrat e Mbrojtjes të dy vendeve u shprehën të kënaqur me këtë zhvillim, duke e vlerësuar atë si të “rëndësishëm politikisht dhe profesionalisht”.
“Kjo marrëveshje është e rëndësishme nga ana profesionale dhe politike. është e vërtetë se mes dy vendeve tona ka një sërë cështjesh të hapura ende të pambyllura dhe kjo marrëveshje dëshmon se po nis një bashkëpunim i shkëlqyer mes dy vendeve tona”, tha Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovac.
Homologu kroat, Branko Vukelic, tha se marrëveshja mbi të gjitha ka një komponinet të përbashkët të rëndëisshëm, atë ekonomik, the
“Marrëveshja që u nënshkrua sot është një bashkëpunim I mundshëm mes industrive ushtarake të dy vendeve, të cilat mund tu shtohen më pas markave të huaja botërore”, tha Vukelic.
Në këtë pikë, Sutanovac tha se industria ushtarake serbe është shumë e fuqishme dhe pret të rritë fitimet me biliona dollarë nga eksportimi i armëve për këtë vit.
Dhe në fakt Serbia me eksportin e armëve drejt Libisë, SHBA e Myanmar këto tre vitet e fundit ka rritur të ardhurat me 650 milion dollarë.
Marrëveshja sot vjen pas rreth 20 vjetësh pasi Kroacia shpalli shkëputjen nga ish-Republika Jugosllave. Pas kësaj pati minoriteti serb në Kroaci u armatos nga shteti serb dhe mes dy vendeve pati një luftë që përfundoi me fitoren e Zagrebit në vitin 1995 dhe me një largim masiv të serbëve nga trojet kroate.
Gjithashtu marrëdhëniet ndërmjet Zagrebit e Beogradit, u përkeqësuan kohet e fundit, pasi Kroacia e njohu pavarësinë e Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)