Prognoza e zgjedhjeve të parakohshme
TIRANE - Para disa ditësh kryeministri u ngjit përsëri në lartësi. Jo në Murin Kinez, por në malin e Dajtit. është e kuptueshme: që
andej Tirana.. duket më e bukur, më e pastër, më e lumtur, më e qetë, më e nënshtruar; ndërsa banorët e saj, zgjedhësit, duartrokitësit, lajkatarët, të papunët, pensionistët, policët, analistët, kundërshtarët, nën këmbët e Dajtit as si milingona nuk duken. Një ndjesi kjo këndellëse për çdo sundimtar të nginjur me pushtet vetjak të pakufizuar: ky xhins drejtuesish i dehur me vetveten nuk ka kënaqësi më të madhe se të shohë popullin e vet jo vetëm nga sa më larg, por edhe nga sa më lart, sa më sipër!
Dihet që diktatorët, sa më madhështorë ndjehen, aq lart kërkojnë t’i ngrenë shtatoret dhe monumentet e tyre. E bash për këtë arsye të mosarsyes gjithë sundimtarët e botës i kanë shumë për zemër lartësitë, d.m.th, këndvështrimin sipëror…S’andejmi të sunduarit, vartësit, qytetarët e rëndomtë ngjajnë, para tyre, të parëndësishëm, vocërrakë, ca kotekotër të manipulueshëm, d.m.th, një turmë larushe e laramane pa emër e pa identitet e cila, prej inercisë së historisë e rutinës së gjuhës vazhdon të quhet herë popull e herë milet! Ka ardhur koha që secili prej nesh të pyesë veten: jemi popull apo kemi mbetur milet? Një popull që nuk di kë zgjedh, problemin dhe sëmundjet nuk ka të drejtë t’i kërkojë jashtë vetes…Nuk na e ka fajin Evropa, as SHBA, as ‘Krokodili’, as Fyle, as ambasadorët e Tiranës që qajnë më shumë hallin e homoseksualëve se të normalëve…! Zgjidhja e ka emrin zgjedhje. Sepse nuk shkohet gjatë me: njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit, po kaun kush e kullot? Dilemat që sot për sot kanë njëfarë vlere janë: a do të dimë ne të zgjedhim nesër, edhe po u hapën kutitë? A kemi mundësi të zgjedhim? A kemi alternativa që të mund të zgjedhim, apo do të na vihen përsëri përpara dy lista partie me kushtin: ose ky, ose ky, ose një hiç, që do të thotë: zgjidh të keqen më të vogël! Nëse do të bëhen nesër zgjedhje të parakohshme e nëse pas tyre do të gjendemi këtu ku jemi e si jemi, ç’kuptim do të marrin fjala demokraci, transparenca, votimet, rezultati, sherret e sotme, po qe se do të mbetemi sërish më të fundit, të përjashtuarit, të sikterr-nëmosurit e Ballkanit, delja e zezë që frikën nga ujku e konverton në respekt e dashuri?!E në se përgjigje e këtyre pyetjeve do të jetë abstenimi, mospjesëmarrja, indiferenca, shfaqje këto që gjithsesi do t’i hapin përsëri rrugë më të keqit, më të dhunshmit, mashtruesve, demagogëve, atëherë, a do të kemi fuqi morale të nisim përsëri, pas njëzet vitesh zhgënjimesh, nga e para?…
Duke u ngjitur sërish në malin e Dajtit, i gjendur në një lokal kinse “të rastësishëm”, mes do të rinjsh të hareshëm, të ngeshëm e të lumtur që e adhuronin, Berisha gjeti momentin dhe kamerat e nevojshme të na njoftonte edhe njëherë se ruante një respekt të veçantë për opozitën, se e donte atë me shpirt, se një shoqëri e njëmendtë demokratike paskësh nevojë për një opozitë të vërtetë dhe se…dhe se ai do të bënte të pamundurën që, në rast se do të na mungonte opozita, -si edhe mungon, gjithnjë sipas tij, - ai do ta krijonte atë për hir të mbarëvajtjes së demokracisë…Këtë e tha edhe në Gjermani, pas disa ditësh: ai do t’i krijonte siguri të paparë opozitës!
Një Zot e di se si mund të krijojë opozitën e tij në demokraci një Kryeministër fuqiplotë, qoftë edhe një i pazëvendësueshëm kryetar partie prej gati njëzet vitesh! Kjo është kryekrejt e pamundur! Asnjë opozitë nuk mund të lindë prej incestit politik. Por, qëllimi i deklaratave të mësipërme synon e qëllon tjetërkund: Berisha, më se i sigurt që të na jepet më në fund legalizimi, dhe se këtë sukses do të vetëfaturojë, po paralajmëron se nuk do të cenohen zgjedhjet edhe po qe se PS-ja nuk do të pranojë të hyjë në zgjedhje! Kjo do të thotë se ai po përgatit në heshtje dhe në fshehtësi jo vetëm opozitën e munguar, por edhe zgjedhjet e parakohshme. Të gjitha gjasat janë që zgjedhjet e parakohshme t’i shpallë pas marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave. Me këtë “pasaportë” më dorë ai do të ndihet më i fortë dhe më i sigurt. E nëse opozita, d.m.th, PS-ja do të gjendet e papërgatitur e për këtë arsye do të kundërshtojë e më pas edhe do të kërcënojë me mospjesëmarrje në zgjedhje, pa ndryshuar më së pari Kodin Zgjedhor dhe rregullat e lojës e pa hapur kutitë etj, Berisha do të dalë para opinionit publik që të kumtojë zëplotë:
1. Binduni o shqiptarë kush ishte kundër NATO-s, kundër integrimit, kundër vizave dhe së fundi edhe kundër zgjedhjeve të lira! Por nuk është opozitë vetëm PS-ja, madje ajo nuk e meriton të jetë e tillë, sepse a ka kund në botë një opozitë që kundërshton zgjedhjet e parakohshme?…Qëllimi i tyre nuk paskan qenë kutitë, as zgjedhjet, por destabilizimi. Ata duan hapjen e kutive, por a nuk po i hap unë kutitë duke hyrë në zgjedhje të parakohshme? A nuk është kjo e vetmja rrugë demokratike e zgjidhjes së krizës? Tekefundit kush ka frikë nga zgjedhjet? Janë ata, “armiqtë e integrimit dhe liberalizimit”, sepse e dinë që do të humbasin. Prandaj nj’ashtu si dështuan në zgjedhjet e kaluara, si pësuan fiasko me bojkotin dhe me grevën e urisë, druajnë se do të dështojnë edhe në zgjedhjet e parakohshme!…
2. Por zgjedhjet do të bëhen që shqiptarët të kuptojnë se kush meriton t’i drejtojë nga fitorja në fitore! Nuk është opozitë PS-ja, por edhe parti të tjera….(kupto: ato që do të përgatisë Saliu)…Sepse nuk do të djegim shanset e Shqipërisë për demokraci dhe integrim për shkak të një opozite kaq të papërgjegjshme! E pra, nuk është opozitë vetëm PS-ja, por edhe LSI-ja e disa parti të tjera, të cilat nuk e pengojnë integrimin, ndaj bashkë me to ne do të futemi në zgjedhjet e parakohshme…
3..Zgjedhjet të parakohshme mund të bëhen bashkë me ato vendore, sepse Berisha për herë të parë ka shansin të provojë e pranojë, në dobi të vet, se në Shqipëri janë paralizuar, natyrisht “jo për fajin tim”,( të Berishës), pushteti vendor dhe ai qendror; janë bllokuar investimet, reformat dhe institucionet e lartë të shtetit, duke përfshirë Kuvendin dhe gjykatat. Këtë dëm që po zgjat prej më shumë se një viti nuk pranoj t’ia shkaktoj unë, Sali Berisha, popullit dhe vendit tim! Kësisoj Berisha do të vetëshpallet edhe një herë hero, “i vetëm e trim në luftë”, duke pohuar se, ndryshe nga kundërshtarët e tij, ai është udhëheqësi më i përgjegjshëm që di të respektojë verdiktin dhe votën e lirë, që është gati të sakrifikojë edhe pushtetin e vet, (meqë po pranon e provokon zgjedhje të parakohshme)…! Prandaj sfida e zgjedhjeve të parakohshme ka për të qenë sfida e tij më fondamentale, ndoshta edhe përfundimtare për ta vendosur në altarin e historisë!
4. Berisha ka gjasa të hyjë në zgjedhje të parakohshme me një “opozitë të ndërtuar”, pasi nëpërmjet tyre do të provojë se kush ka fituar në 2005-2009-ën, duke vrarë me një gur disa zogj: të “çimentohet” përfundimisht në pushtet, t’i ngrijë buzëqeshjen opozitës (e cila do të vetëshpartallohet po të hyjë e papërgatitur, por edhe po të mos hyjë në zgjedhje), si dhe të flejë mendjen nga akuzat për korrupsion familjar, pasi nuk do të ketë gjyqësor që mund ta ngacmojë pas zgjedhjeve…Kësisoj do të jenë shpëlarë e asgjësuar njëherë e përgjithmonë, ku e ku më mirë se po të hapen kutitë e zgjedhjeve të 2009-ës, të gjitha akuzat e opozitës së sotme për vjedhje, për abuzime, për nepotizëm, për korrupsion, për autoritarizëm, për manipulim, etj…Ky do të jetë një “fillim i ri”, d.m.th, një larje përfundimtare parash, pasurish, gjynahesh e mëkatesh! Pas një fitoreje tjetër “historike”, të pashembullt në gjithë ish Lindjen, kush do të guxojë të dalë nesër kundër tij, jo vetëm brenda partisë, por edhe në opozitë, në media, nga shoqëria civile, madje edhe nga ndërkombëtarët?
5. Nëse Enveri sundoi për 40 vjet, Zogu as 15 vjet, dihet që ata sunduan me diktaturë, me zjarr e me hekur, kurse Sali Berisha do të provojë edhe njëherë se i shkon pas historia si një manar, nga që populli e do, e adhuron dhe e zgjedh me vota të lira e të ndershme! Mos ju duket pak kjo? Ndaj do të bëhen zgjedhjet e parakohshme, të cilat më shumë se kujtdo, për arsyet e mësipërme, i leverdisin Berishës…Sepse, kësaj here, pa mundim e pa nevojën e një fushate të egër, nëse do të jepet në vjeshtë liberalizmi, ai ka bindjen se ka për të triumfuar sërish, ndoshta edhe më kollaj se në zgjedhjet
6. Shans tjetër i Berishës është se ka gjasa që zgjedhjet e parakohshme të bëhen me po atë Kod Zgjedhor (të cilin e propozoi dhe e miratoi bash ajo opozitë që tash nuk po pranon të hyjë në zgjedhje, që do të thotë se opozita nuk arsye të besueshme, madje as të drejtë, sipas Berishës, që të ankohet, aq më tepër nëse do të guxojë të bojkotojë zgjedhjet, por edhe pse ka pas bojkotuar thirrjet për ndryshimin e Kodit)…
7. Në rast të një fitoreje të tretë radhazi përballë një “opozite të ndërtuar” do të na ngjajnë si të vërteta të gjithë ato fjalë të hedhura në erë: unë jam “Skënderbeu” që përmbysi komunizmin, unë ju solla demokracinë, unë ju futa në NATO, unë jam i vetmi që shmanga krizën globale, unë realizova ëndrrën më të madhe të shqiptarëve për lëvizjen e lirë e integrimin në BE, unë bëra rrugën e Kombit; unë pra jam shpresa e vetme e shqiptarëve…E ç’mund të bëjë më shumë se kaq një prijës? A nuk i kam bërë disa herë thirrje opozitës, do të na kumtojë krenarisht Kryeministri, që të ndryshohet kodi e të bëhet si dëshiron opozita? Por Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, ajo mezi pret të integrohet. Berisha është i bindur se edhe kësaj here, do të mbajë shaluar kalin e tij të pushtetit bashkë me kapistallin e tij…
8. Një shans tjetër që e llogarit Berisha është se zgjedhjet e parakohshme, sido të zhvillohen, nuk do t’i kundërshtojnë dot as ndërkombëtarët, sepse ato kanë për t’u ofruar si i vetmi “çelës magjik” që mund të zgjidhë krizën dhe ngërçin e tejzgjatur, pas Krokodilit të dështuar të Strasburgut. Më mirë se kushdo Berisha e di që rezultati nuk ka gjasa të kundërshtohet as nga vëzhguesit e as nga OSBE-ODIHR, pasi asnjë kancelari, duke përfshirë edhe Shtëpinë e Bardhë, nuk mund të eksperimentojnë e aq më pak të pranojnë që Shqipëria, me problemet që ka Ballkani, të futet e të mbetet në një zinxhir të pafund krizash, destabilizimi, greva urie, bllokim institucionesh, tensionesh, konfliktesh… Pra, me zgjedhjet e parakohshme, të fituara prej tij, nuk do të ketë më asnjë udhëheqës botëror që ta shohë emrin e tij me dyshim e mosbesim e të mos mbyllë sytë e veshët nga bëmat dhe autoritarizmin e tij të pafre: sepse ne e meritojmë të jemi samari i tij!….
Sa më sipër mund të jenë hamendje. Por gjithsesi ato janë shprehje e ngërçit të shoqërisë sonë e cila nuk mund të çlirohet e as të kurohet me gjellët e ca Krokodilëve të tjerë (sepse restorantet dhe tryezat e partive mund të të ngopin një çast, por sëmundjen e lenë të pashëruar)…Vetëm me zgjedhje të reja, përnjëmend të drejta e të ndershme, si dhe, më kryesorja, të pakundërshtuara më nga humbësit, sigurisht jo të kryera me “opozita të ndërtuara”, ne mund të dalim nga ky tunel absurd që duket pa fund e pa dritë, të cilin as Krokodili nuk e kapërcen dot!
(G.SH/BalkanWeb)