Plagoset studenti ne Korce ngacmoi te dashuren e nje te riu

Një student u plagos me thikë, pas një sherri të ndodhur mes disa të rinjve në Korçë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotem në një lokal të qytetit. Fillimisht, sherri ka nisur me fjalë dhe më pas dy persona kanë qëlluar me thikë 21-vjeçarin Rexhep Tehani nga Kukësi, student në Univeristetin e Korçës. Pak ore pas ngjarjes, policia arrestoi Bledar Shullerin, 20 vjeç dhe Bilbil Çelen 20 vjeç, te dy nga Korça. Sipas, policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi i plagosuri ka ngacmuar të dashurën e njërit prej dy studentëve më të cilët është konfliktuar. Mjekët ne spitalin e Korces thone se gjendja shëndetësore e te riut është e rëndë.