E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia 'gdhihet' anëtare e Bashkimit Evropian, hapet shtëpia e Evropës në Zagreb

KROACI- Një minutë pas mesnatës, Kroacia u bë zyrtarisht anëtarja e 28 e grupit, duke e shtuar bllokun me një anëtar të ri që nga zgjerimi i fundit në vitin 2007. 

Ndërkohë,  hapi dyert zyrtarisht ‘shtëpia e Evropës në Zagreb. Në ceremoninë zyrtare ishte i ftuar presidenti i Komsionit Europian Hose Manuel Barroso dhe presidenti i PE-së Martin Schulz . 

Në fjalën hapëse Schulz theksoi se shtëpia e Evropës do i shërbejë interesit të qytetarëve, duke shtuar se sot hapet një kapitull i ri për Kroacinë dhe BE.

Schulz tha se anëtarësimi në BE nuk ofron zgjidhje magjike. “Anëtarësimi në Be nuk ofron zgjidhje magjike. Kroacia ka përfituar nga fondet e BE në shumë drejtime. Më lejoni të ju inkurajoj të merrni pjesë në zgjedhjet e PE muajin e ardhshëm, në përzgjedhjen e kandidatëve kroat për PE. Nëse doni që të rinjtë të punësohen, nëse doni një të ardhme më të mirë votoni BE.”, shtoi Schulz.

Kroacia vend me 4.4 milionë banorë është vetëm vendi i dytë i dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë që përfshihet në Bashkimin Evropian. Sllovenia u bë anëtare në vitin 2004.

Antarësimi shënon një moment historik në kapërcimin e të kaluarës së përgjakshme të luftës së viteve 1991-1995 për pavarësi, ku gjetën vdekjen rreth 20 mijë vetë. 

KROACIA GDHIHET ANËTARE E BE
Në mesnatë, himni evropian është dëgjuar në Zagreb, Split, Rijekë, Osijek, Dubrovnik dhe disa qytete të tjera më të vogla kroate. Qytetarët kanë festuar gjithandej dhe për sigurinë e tyre, vetëm në Zagreb janë angazhuar rreth 1,100 policë. Për shënimin e kësaj ngjarjeje janë akredituar rreth 700 gazetarë nga të gjitha kontinentet.

Vendi prej 4.4 milionë banorësh bëhet shteti i dytë ish-jugosllav që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004.

Megjithëse anëtare e plotë e BE-së, Kroacia nuk do të jetë menjëherë pjesë e Schengenit, zonës së udhëtimit pa viza, as nuk do të përdorë monedhën euro.

Anëtarësimi i Kroacisë në BE ndodh në kohën kur ajo tashmë ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe ka një papunësi prej 20%.

VIJON.... Lidhje te tjera Kroacia në BE, Nishani, Jahjaga e Nikolic bashkë në Zagreb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›