Kroacia i kerkon sqarime Shqiperise

Ministria e Jashtme kroate ka thirrur te merkuren ambasadorin e Shqiperise per te dhene shpjegime mbi sasine e madhe te mbeturinave qe besohet se jane nga Shqiperia qe kane ndotur bregdetin jugor kroat.
Ambasadori Pellumb Qazimi eshte thirrur ne ministri ku i eshte paraqitur nje raport mbi ndotjen e detit ne qarkun Dobrovacka-Neretvanska.
Nga ambasadori eshte kerkuar qe te ofroje shpjegim urgjent se si mbeturinat nga Shqiperia kane arritur ne ujerat territoriale te Kroacise dhe mbi marrjen e masve adekuate qe raste te ngjashme te mos perseriten ne te ardhmen thuhet ne nje komunikate.
Ne ditet e fundit drunj mbeturina plastike dhe shume skelete kafshesh qe vleresohet se jane disa dhjetera tone kane ndodtur bregdetin ne pjesen jugore te Kroacise.