E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia, lobim për pavarësinë e Kosovës

Deklarata vjen nga ambasadori kroat në Prishtinë, Zlatko Kramariç. “Kosova dhe Kroacia janë të interesuara për zhvillimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, të përcaktuara thellësisht për integrime evropiane, u theksua gjatë takimit që ministri i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, zhvilloi me ambasadorin Kramariç”, bëri të ditur zyra e shtypit e ministrisë kosovare.

Njoftohet se ambasadori kroat informoi ministrin Beqaj për angazhimin e ambasadës së Kroacisë në Kosovë që në procedurat për dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës, të aplikohen dispozitat e marrëveshjes të cilën Kroacia ka me Shqipërinë. Gjatë takimit u bisedua edhe për vizitën e ministrit Beqaj në Kroaci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›