E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, nisin punimet për kullën e re të vrojtimit

Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi ishte i pranishëm sot në përurimin për ndërtimin e godinës së re të kësaj agjencie dhe të kullës së kontrollit.

“Sapo kanë filluar punimet për godinën e re dhe kullën e kontrollit të Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror”, u shpreh ministri Olldashi gjatë vizitës së tij në këto ambiente.

Një investim prej 12 milionë eurosh i bërë nga ANTA në kuadrin e Projektit “Për Modernizimin e Hapësirës Ajrore Shqiptare”, i cili do t’i japë agjencisë të gjitha kushtet e duhura të punës, duke pasur parasysh që transporti ajror ka pasur gjatë viteve të fundit një rritje shumë më të shpejt nga ajo që ishte parashikuar në fillimet e këtij projekti.

Me ndërtimin e godinës së re dhe të kullës së kontrollit parashikohet që Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror të përballoj 2-fishin e kapaciteteve
aktuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›